Bashkėsia Islame e Kosovės


Ajet kuranor:

59:16. Ata (hipokritėt) janė shembull si djalli, kur i thotė njeriut: “Refuzo besimin!”, e kur ai ta ketė refuzuar, ai (djalli) tėrhiqet e thotė: “Unė tėrhiqem prej teje; unė i frikohem All-llahut, Zotit tė gjithėsisė!”

Myftiu Tėrnava udhėton pėr vizitė zyrtare nė Gjermani Printoni E-mail
Prishtinë, 15 qershor 2007

ImageMyftiu i Kosovës Mr. Naim Tërnava  sot është takuar në Zyrën gjermane në Prishtinë shefin e kësaj zyre  Eugen Wollfarth me të cilin ka biseduar për agjendën e vizitës në gjermani. Myftiu Tërnava ka falënderuar shefin e Zyrës gjermane për angazhimin e tij për realizim e vizitës në Gjermani.

Myftiu Tërnava udhëton për Gjemani

Me ftesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Myftiu i Kosovës Mr. Naim Tërnava nga 17-23 qershor 2007 do të qëndroj për vizitë zyrtare në Gjermani ku do të ketë takime me zyrtarët e Ministrisë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Ministrisë e Punëve të Brendshme dhe me përfaqësues të Bundestagut gjerman.
Gjatë qëndrimi në Gjemani myftiu do të ketë takime edhe me përfaqësuesit e komuniteteve fetare si me përfaqësuesit e Institutit për të drejta të Kishës të Dioqezave të Gjermanisë, pastaj do të vizitoj Unionin Mysliman të Evropës, Komisariatin e Ipeshkëve të Gjermanisë,  Këshillin Qendror të Çifuteve, si dhe Këshillin e kishave Evangjeliste të Gjermanisë.
Po ashtu myftiu do të vizitoj edhe disa institute prestigjioze si Institutin për Studime të Islame në Gjemani, Fondacionin për Shkencë e Politikë etj.
Myftiu gjatë qëndrimi në Gjemani do të ketë takime edhe me mërgimtarët tanë të organizuar nëpër qendra islame.

 
< I mėparshmi   Tjetri >