Në vigjilje të Ramazanit në Prizren, Mbrëmje e Kuranit
 Në vigjilje të Muajit të madh të Ramazanit, Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit, mbrëmë 4 gusht 2010, në sallën e sporteve të qytetit, pas namazit të akshamit, organizoi Mbrëmje e Kuranit, ku kënduan pjesë nga Kurani 4 kurra (dy nga Kosova, një nga Turqia dhe një nga Danimarka).
Në këtë mbrëmje qe i pranishëm edhe Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava, me bashkëpunëtorë, ambasadori i Republikës së Turqisë në Prishtinë, Metin Hyserv Ynler, si dhe shumë personalitete të tjera nga të gjitha anët e Kosovës. Fillimisht të pranishmëve iu drejtua kryetari i Këshillit të BI të Prizrenit, Lutfi efendi Ballëk, i cili, pasi përshëndeti të pranishmit, tha se organizimi i kësaj Mbrëmjeje e Kuranit në prag të Muajit të shenjët të Ramazanit është bërë që ta presim Ramazanin sa më të përgatitur edhe shpirtërisht. Të pranishmëve me fjalë rasti iu drejtuan edhe Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili foli për vlerën që ka këndimi i Kuranit, dhe i uroj të pranishmit për muajin e madhëruar të ramazanit. Në mbrëmjen e Kuranit në Prizren, me zërin e tyre melankolik e me një leximartistik, Kuran lexuan: Hakim Ilazi (Kosovë), Xhelal Kaloshi (Kosovë), Hayrettin Özturk (Turqi) Fatih Aksay (Danimarkë) Është hera e katër që në Prizren, në prag të muajit të Ramazanit organizohet mbrëmje Kurani. |