Bashkėsia Islame e Kosovės

Ajet kuranor:

13:7. Ata, tė cilėt nuk besuan thonė: “Pse tė mos i ketė zbritur atij (Muhammedit) ndonjė argument (mrekulli praktike) nga Zoti i tij?” Ti je vetėm qortues. Cdo popull pati udhėzues (pejgamber).

Myftiu Tėrnava vizitoi shoqatėn “Thirrjet e nanave” nė Gjakovė Printoni E-mail

Përfaqësueset e Shoqatës së Familjeve të Personave të Zhdukur gjatë luftës së fundit kërkuan të premten, më 28 maj 2010, nga Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, që të lobojë në takimet e tij brenda dhe jashtë Kosovës për zbardhjen e së vërtetës për fatin e personave të munguar.

Nesrete Kumnova, nga Shoqata "Thirrjet e Nënave", në selinë e shoqatës në Gjakovë, ku ishte myftiu për vizitë, e njohu atë për dramën me të cilën përballen familjet, duke e vënë theksin në angazhimin më të madh të institucioneve në përgjithësi, duke përfshirë këtu edhe institucionet fetare. Ajo kujtoi se Gjakova nga lufta e fundit doli me 760 persona të vrarë dhe 726 të zhdukur, që e bën atë komunën më të dëmtuar në humbjet në njerëz.

"Nuk ka paqe në Kosovë pa i qetësuar këto familje me persona ende të pagjetur. Të gjithë ata që e shkaktuan me qëllim këtë tragjedi duhet të dalin para drejtësisë dhe të gjykohen këtu në Kosovë. Po ashtu, familjet e të pagjeturve e meritojnë të mbrohen me ligj dinjitoz",- tha Kumnova, në pritjen që i bëri Myftiut të Kosovës. Ajo, gjithashtu, e luti Myftiun Tërnava që ta shfrytëzojë autoritetin e tij që në çdo takim, brenda apo jashtë Kosovës, ta ngre zërin për zbardhjen e fatit të të pagjeturve, sepse kjo plagë akoma nuk është mbyllur.

Myftiu Tërnava premtoi angazhim dhe ndihmë në të gjitha aspektet. Myftiu tha se të gjitha institucionet, si ato vendore dhe ato ndërkombëtare, nuk kanë bërë sa duhet për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur. Kurrë nuk do të jetë e tepërt kërkesa për të pagjeturit, sepse është kërkesë morale, emocionale dhe krenari e vendit", - tha Myftiu Tërnava, i cili gjithashtu tha se në çdo takim të tij që ka pas deri më tash, si dhe në ato që do të ketë në të ardhmen, do të angazhohet për sensibilizimin e zbardhjes së personave të zhdukur. Bashkësia Islame kësaj plage do i kushtoj një vëmendje të posaçme edhe në misionin e saj, së shpejti në të gjitha xhamitë do të mbajmë hytbe të posaçme kushtuar kësaj çështjeje.

Ndërsa Teuta Haxhiu, kryetare e Kuvendit Komunal të Gjakovës, tha se derisa institucionet e ndryshme të mos përfshihen në një angazhim të përbashkët dhe konkret rreth kësaj çështjeje, ata që bënë gjenocid në Kosovë do të jenë të përkëdhelur e të lirë, dhe pa ndjerë asnjë pasojë për krimet e bëra.
 
< I mėparshmi   Tjetri >