Bashkėsia Islame e Kosovės

Ajet kuranor:

24:44. All-llahu bėnė rrotullimin e natės e tė ditės dhe nė tė gjitha kėto ka fakte pėr ata qė kanė tė pamurit e shėndoshė.

Promovim libri Printoni E-mail
Prishtinë, 10 qershor 2007

NJOFTIM PËR MEDIA
(FTESË)

Promovohet libri: “Lidhja shqiptare e Prizrenit në shtypin egjiptian”


Nesër në Prishtinë (11 qershor 2007)  në ora 14:00 në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës promovon librin më të ri të botuar nga edicioni botues “Dituria Islame” të studiuesit Mr. Qemajl Morina: “Lidhja shqiptare e Prizrenit në shtypin egjiptian”

Për librin do të flasin:
Prof. dr. Muhamed Mufaku
Prof. dr. Feti Mehdiu
Dr. Agim Zogaj

Në këtë eveniment do të jetë i pranishëm edhe Fehmi Huvejdi- redaktor në të përditshmen prestigjioze “Al – Ahram” të Kajros,  në faqet e së cilës para 129 vjetëve u botuan një numër i konsiderueshëm i artikujve për Lidhjen e Prizrenit dhe jehonë e saj në botë.

Paraprakisht ju falënderojmë për bashkëpunimin tuaj!
 
< I mėparshmi   Tjetri >