Bashkėsia Islame e Kosovės

Ajet kuranor:

24:37. Ata janė njerėz qė nuk i pengon as tregtia e largėt e as shitblerja nė vend pėr ta pėrmendur All-llahun, pėr ta falur namazin dhe pėr ta dhėnė zeqatin, ata i frikėsohen njė dite kur do tė tronditen zemrat dhe shikimet.

Myftiu Tėrnava nė takim me dr. Rexhep Bojėn Printoni E-mail
Prishtinë, 30 prill 2010

Misioni ynë në Riad do jetë një zë i fuqishëm në pasimin e të vërtetës historike për Kosovën dhe popullin e saj

Myftiu i Kosovës, mr. Naim Tërnava, priti sot të ngarkuarin me punë në Ambasadën  e Kosovës në Riad të Arabisë Saudite, dr. Rexhep Boja.
Në takim, Myftiu pasi që e ka uruar dr. Rexhep Bojën për detyrën e re, si diplomat i Kosovës në Arabinë Saudite, dr. Bojës i shprehu mirënjohje dhe e falënderoi për kontributin që ka dhënë ai në institucionet e Bashkësisë Islame të Kosovës, si ish - myfti i Kosovës,  e tash së fundi si Dekan i Fakultetit të Studimeve Islame.
Myftiu, gjithashtu, çmoj lartë rolin dhe kontributin e dr. Bojës në afirmimin e Kosovës tek vendet e Konferencës Islamike.
“Puna, angazhimi dhe përkushtimi i juaj për çështjen e Kosovës si para, gjatë dhe pas luftës, janë dëshmia më e mirë e një misionari të devotshëm për vendin e tij. Jam i bindur që këtë mision tash e tutje do e vazhdoni me shumë sukses edhe në misionin diplomatik të Kosovës në Riad të Arabisë Saudite”- tha myftiu Tërnava.
Ndërsa, duke folur për rëndësinë që ka hapja e ambasadës në Riad, myftiu Tërnava tha: “Hapja e misionit tonë në Riad është e një rëndësie të veçantë, ngase tani e tutje përpos që do i formatizojmë marrëdhëniet diplomatike me Arabinë Saudite, si një ndër shtetet më të rëndësishme në botën islame, misioni ynë në Riad do jetë një zë i fuqishëm në pasimin e të vërtetës historike për Kosovën dhe popullin e saj. Ndërsa, emërimi i juaj si diplomatë i parë i Kosovës në Botën Arabe, është një hap i qëlluar, dhe jemi të bindur që këtë mision do ta kryeni me shumë sukses në dobi të shtetit të Kosovës”
Ndërsa, dr. Rexhep Boja tha që emërimi i tij përpos që është nder, më shumë është obligim ndaj shtetit të Kosovës, që atë ta prezantoj në mënyrë sa më dinjitoze. Dr. Boja tha se ai do të angazhohet tek misionet diplomatike të shteteve të Konferencës Islamike të akredituar në Riad që të loboj për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ai shtoi se do të angazhohet që të sjell edhe investitor nga Arabia Saudite në Kosovë.
 
< I mėparshmi   Tjetri >