Bashkėsia Islame e Kosovės

Ajet kuranor:

9:38. O ju qė besuat, ē’ėshtė me ju, qė kur ju thuhet: “Dilni nė (luftė) rrugėn e All-llahut!”, ju u rėnduat nė vend (si tė ishit tė gozhduar). A mos ishit mė tė kėnaqur me jetėn e kėsaj bote, se sa me atė tė ardhmen? Pėrjetimi i jetės sė kėsaj bote ndaj asaj tė ardhmes, nuk ėshtė asgjė.

Myftiu Tėrnava nė Pejė Printoni E-mail
Prishtinë, 1 qershor 2007

Populli ynë tani më shumë se kur tani populli ynë duhet që të tregoj vlerat e tij humane

Në vazhdën e aktiviteteve në terren sot Myftiu i Kosovës Mr. Naim Tërnava qëndroi në Pejë, më ç’rast fillimisht vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame ku u prit nga kryetari Nexhemdin ef. Hoxha i cili e njohu myftiun me zhvillimin dhe trendet e jetës fetare Pejë e Dukagjin. Myftiu pasi që ka dëgjuar me vëmendje zyrtarët e Këshillit ka inkurajuar ata për rezultatet e arritura dhe u ka premtuar mbështetjen e tij për sensibilizim e jetës fetare.
Ndërsa namazin e xhumasë Myftiu Tërnava e fali në xhamin “Kurshumili” të Pejës ku para xhemati mbajti hytben që për temë bosht në fjalën e  tij pati kultivimi e tolerancës si një ndër vlerat kryesore të popullit tonë të kalitu me shekuj.
Populli ynë i edukua nga vlerat fisnike hyjnore edhe në të kaluarën e dhembshme por të ndritshme ka dituar që të rreshtohet në anën e së drejtës, të mirë në anën e paqës e humanes. Me gjithë krajatat që ka kaluar populli ynë me dinjitet ka kultivuar tolerancën , mirëkuptim, bashkëjetesë si ne rrafshin ndërfetar ashtu edhe në at ndëretnik.
Me tutje myftiu duke folur për gjendjen aktuale në të cilën tha:
“Populli ynë tani gjendet para një shansi historik kur këto ditë prit që të edhe faktikisht të realizoj ambicien e tij shekullore për sovranitet e pavarësi, mirëpo populli ynë tani më shumë se kur tani populli ynë duhet që të tregoj vlerat e tij humane”.
 
< I mėparshmi   Tjetri >