|
Me rastin e nėnshkrimit tė marrėveshjes me fakultetin e shkencave islame nė Sarajevė |
|
|
Sarajevë, 26.03.2010
Fjala e dr. Bojes me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes me fakultetin e shkencave islame në Sarajevë  I nderuari dekan i Fakultetit të Shkencave Islame në Sarajevë, . Prof.Dr. Ismet Busatlic, Të nderuar akademik dhe profesor, Es-selamu alejkum,
Më lejoni që në emër timin dhe në emër të Këshillit Mësimor Shkencor të Fakulteti të Studimeve Islame në Prishtinë , të ju falënderojë për gatishmërinë tuaj në thellimin e bashkëpunimit tonë shkencor dhe akademik. Që në fillim dua të potencojë se jemi shumë mirënjohës ndaj institucionit dhe profesorëve tuaj për hapjen e dyerve dhe ofrimin e mundësive për të gjithë studentet dhe studentët tanë, që të ndjekin studimet e larta islame në këtë vatër arsimor të vjetër gati gjysmë shekulli. Me këtë marrëveshje për të cilën kemi ardhur enkas nga Kosova, e të cilën sot po e nënshkruajmë bashkarishtë, ne po vendojmë një gurthemel të fortë të bashkëpunimit të përbashkët arsimor , shkencor dhe akademik. Unë dhe shokët e mi, jemi të vetëdijshëm, se përvoja e juaj është e nevojshme për zhvillimin dhe avancimin të nivelit arsimor dhe akademik në Fakultetin tonë, dhe e cila padyshim se do të begatojë punën dhe plan programin tonë në të ardhmen tomë të afërt dhe të largët. Sa për informacion, fakulteti i jonë marrëveshje të tilla bashkëpunimi ka nënshkruar edhe me Fakultetin e shkencave Islame në Shkup, pastaj me Universitetin e Vjenës, me Universitetin e Alul- Bejtit në Mafreq të Jordanisë si dhe me Universitetin e Arizonës në Texas. Ne me punën tonë të përbashkët synojmë studimin dh avancimin e mësimeve Islame në këtë pjesë të botës mjaftë të ndjeshme, me qëllim të kontribimit të paqes dhe rehatisë shpirtërore të besimtarëve mysliman në rend të parë , për çfarë edhe jemi të thirrur, si dhe ruajtjen e respektit dhe bashkëjetesës mes gjitha komuniteteve fetare të shoqërisë së gjerë në Ballkan, Evropë e më gjerë. Edukimi dhe arsimimi fetar i bijave dhe bijve tanë në vendin dhe ambientin tonë- ballkanik dhe evropian është i rëndësisë së veçantë për kohën në të cilën po jetojmë si dhe për të ardhmen tonë të përbashkët evropiane. Unë sa herë që vi në Sarajevë ndihem i nderuar , sepse është një vend i cila na ka bashkuar edhe në të kaluarën tonë , por këtë herë vërtetë po ndihem më i gëzuar, sepse nga sot, pas një shkëputje gati 20 vjeçare si rezultat i luftërave të përgjakshme që kapluan vatrat tona, ne po zyrtarizojmë një marrëveshje bashkëpunimi mes dy institucioneve arsimore shumë të rëndësishme në Ballkan. Lusim Zotin te na ndohmojë në rrugën tonë të përbashkët ! Ju faleminderit , |