 Departamenti për Gra e Kryesisë së BIK-së në bashkëpunim me Shoqatën Kulturore “Familja Kosovare” organizuan manifestimin e radhës në qytetin e bukur të Gjilanit. Manifestimi u mbajt në Sallën e Kulturës, ku te pranishme ishin përfaqësuese të institucioneve të ndryshme. Në emër të Departamentit për Gra të Kryesisë së BIK-së të pranishmet i përshëndeti Hanife Jahiri, ku me pas prezantoi temën: ”Roli dhe Pozita e gruas në Islam”.
Ajo ndër të tjera theksoi: ” Femra ka pasur dhe do të ketë një pozitë të rëndësishme dhe një trajtim të veçantë në Islam. Ajo konsiderohet si shtyllë e familjes dhe si një faktor i rëndësishëm në krijimin e një shoqërie të shëndoshë. Pozita e gruas në islam është ngritur në shkallët më të larta të papara dhe të paqena në shoqëritë e mëparshme, duke lidhur ngushtë përkushtimin, respektin ndaj saj.”  Pastaj, në emër të Shoqatës Kulturore Familja Kosovare”, me seli në Prizren, të pranishmet i përshëndeti Ardiana Alishani, ku më pas prezantoi temën: ” Muhamedi a.s” Pastaj, u prezantua programi i përgatitur nga Shoqata Kulturore “Familja”,e që ishte një program mjaft i pasur kulturor. Dhe në fund, monologun për të Dërguarin e Allahut, Muhamedin a.s, e prezantoi Bardha Kçiku nga Departamenti për Gra. |