Bashkėsia Islame e Kosovės

Ajet kuranor:

35:32. Pastaj Ne u lamė nė trashėgim librin robėrve Tanė qė Ne i kemi zgjedhur; e prej tyre ka qė janė dėmtues tė vetvetes, ka qė janė mesatarė, e ka prej tyre qė janė me ndihmėn e All-llahut, tė parėt nė punė tė mira, e kjo ėshtė ajo mirėsia e madhe.

Myftiu Tėrnava priti ministrin Pajaziti Printoni E-mail

Prishtinë, 18 mars 2010

Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava priti sot në selinë e Kryesisë së BIK-së, Ministrin e Punëve të Brendshme, Zenun Pajazitin, me të cilin bisedoj për bashkëpunimin e këtyre dy institucioneve. Pas takimit ministri Pajazit tha: “Ishte një takim në frymën e bashkëpunimit të rregullt që e kemi me Bashkësinë Islame të Kosovës, e cila është kontribuuese jashtëzakonisht e mirë në konsolidimin e shoqërisë kosovare, sidomos në sigurinë e qytetarëve. 

Kemi biseduar për shumë çështje që kanë të bëjnë me sigurinë, jemi dakorduar që të vazhdohet bashkëpunimi i mirë që ka qenë, dhe që është me Bashkësinë Islame në Kosovë, dhe po ashtu, jemi dakorduar që në periudhën vijues të kemi edhe takime të rregullta në nivele të ndryshme që kanë për qëllim edhe mbështetjen e Bashkësisë Islame”.
 Ndërsa myftiu Tërnava tha: “Biseduam për mundësinë e një bashkëpunimi të mëtutjeshëm në mes Bashkësisë Islame, si institucion i vetëm i cili mbron interesat e myslimanëve në Kosovë, duke e ditur që institucioni si Bashkësia Islame e Kosovës ballafaqohet edhe me probleme të natyrave të ndryshme dhe ka nevojë që të shtrij bashkëpunimin me të gjitha institucionet e Kosovës”.
 I pyetur për pengimin e nxënëses nga Vitia që shkaku i mbulesës nuk lejohet të shkoj në shkollë, Myftiu u shpreh duke e pasur parasysh që  konventat ndërkombëtare lejojnë një gjë të tillë, e të cilat  janë ta aplikueshme edhe në Kosovë, vajzës i është bërë e padrejtë që nuk i është lejuar dhe ende nuk po i lejohet  të shkoj në shkollë me mbulesë. “Ditë më parë edhe në Shqipëri tashmë një problem i tillë është tejkaluar, por shpresoj që në të ardhmen e afërt do të zgjidhet edhe tek ne, në Kosovë”- tha Myftiu Tërnava.
Ndërsa, ministri Pajaziti i pyetur se a rrezikohet Kosova nga ekstremizmi tha: “Kosova është një vend stabl, me gjithë sfidat që kemi pas viteve të fundit, Kosova është prezantuar si shtet  i konsoliduar. Nuk kemi pas aktivitete që kanë cenuar sigurinë e vendit tonë, dhe kjo është një ndër arritjet më të mëdha që konsiderohet për vendin. Megjithatë, ka pasur raste kur kanë sjell shqetësime dhe dyshime se do të mund të paraqiten në të ardhmen edhe aktivitete me elemente ekstremiste. Edhe takimi i sotëm me Myftiun  është për të biseduar që të jemi bashkërisht më të konsoliduar, që në të ardhmen mos të ketë prezencë të aktivitete të tilla ose të individëve që mund të shfaqen me ide të tilla”.
 
< I mėparshmi   Tjetri >