Bashkėsia Islame e Kosovės

Ajet kuranor:

40:3. I cili fal mėkatin dhe pranon pendimin, dhe qė ėshtė ndėshkues i ashpėr, por edhe bamirės. Nuk ka zot tjetėr pėrveē Atij. Te Ai ėshtė e ardhmja e ēdokujt.

Myftiu Tėrnava priti shefin e ICO-sė Piter Fait Printoni E-mail
Prishtinë, 15 mars 2010


Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava priti sot në takim pune shefin e ICO-së, Piter Fait, të cilin e njohu me punën, angazhimet dhe sfidat e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Shefi i ICO-së, Piter Fait, pasi falënderoj Myftiun për pritjen, çmoi lartë rolin dhe kontributin e bashkësive fetare në Kosovë, e posaçërisht të Bashkësisë Islame për ofrimin e komuniteteve fetare e etnike në Kosovën e pasluftës.

Piter Fait në bisedë me Myftiun u interesua për rrjedhat dhe gjendjen në Bashkësinë Islame.

 Myftiu Tërnava nga ana e tij, shprehu gatishmërinë e BI të Kosovës që të kontribuoj në krijimin e klimës së mirëbesimit në mes komuniteteve fetare e etnike në Kosovë. “Ne si popull, prej kohës kemi kultivuar ndjenjën e tolerancës e mirëkuptimit ndërfetar e ndëretnik. Këtë traditë pozitive jemi të vendosur që ta kultivojmë edhe në të ardhmen”- tha Myftiu Tërnava.

Myftiu Tërnava e njohu shefin e ICO-së edhe me sfidat që ka Bashkësia Islame dhe njëherësh kërkoi nga ai që të përdor autoritetin e tij që sa më parë të behët i mundur rindërtimi i Xhamisë së Ibrit në pjesën veriore të Mitrovicës, që forcat serbe e shkatërruan në luftën e fundit.

Myftiu gjithashtu e njohu edhe rastin e Xhamisë së Arastes dhe të Xhamisë së Kalasë në Prizren. Myftiu kërkoi nga shefi i ICO-së, që edhe këto dy xhami në qytetin e Prizrenit të futen në planin për rindërtim dhe restaurim, kështu që qytetit të Prizrenit t’i kthehen të gjitha vlerat e dikurshme.
 
< I mėparshmi   Tjetri >