Bashkėsia Islame e Kosovės


Ajet kuranor:

17:73. Nė tė vėrtetė ata (idhujtarėt) gati arritėn tė sprovojnė ty nga ajo qė Ne ta shpallėm, e tė trillosh tjetėr nga ēka tė shpallėm, e atėherė do tė zinin ty mik.

Myftiu vizitoi Kėshillat e Bashkėsisė Islame Printoni E-mail
Prishtinë 28 maj 2007

Myftiu i Kosovës Mr. Naim Tërnava vizitoi Këshillat e Bashkësisë Islame në Klinë, Drenas, Skenderaj e Mitrovicë

Me qëllim që të njihet me rrjedhat aktuale në teren si dhe të njihet me aktivitetin dhe organizimin e jetës fetare, Myftiu i Kosovës Mr. Naim Tërnava i shoqëruar nga bashkëpunëtorët kryeimamin Sabri ef. Bajgora dhe këshilltarin Resul Rexhepi qëndroi sot për vizitë pune në 4 këshilla të BI ku nga përgjegjësit e këshillave u njoh me gjendjen, zhvillimin e jetës fetare dhe sfidat në këshillat respektiv.


Fillimisht Myftiu Tërnva vizitoi këshillin e BI të Klinës ku u prit nga kryetari Ali ef. Gashi i cili e njohu Myftiun me punën dhe angazhimin e Këshillit. Edhe kësaj  radhe u vu në pah se në komunën e Klinës problem kryesor mbetet numri i vogël i xhamive. Myftiu pasi që ka dëgjuar me vëmendje zyrtarët e Këshillit ka inkurajuar ata për rezultatet e arritura dhe u ka premtuar mbështetjen e tij për ndërtimin e xhamive të reja në këtë komunë si një ndër prioritet kryesore të Kryesisë së BI.
Ndërsa në Drenas Myftiu fillimisht ka vizituar këshillin e BI ku është pritur nga kryetari i Këshillit Osman ef. Musliu me bashkëpunëtorë i cili e ka njohur myftiun me rrjedhën e e punëve në Këshill. Osman efendiun e njohu myftiun edhe me prioritet e këshillit si dhe me përgatitje e bëra nga Këshilli për organizimin e jetës fetare gjatë sezonës së verës.
Gjatë qëndrimit në Drenas myftiu Tërnava i shoqëruar edhe nga udhëheqësit e Këshillit të BI vizitoi Kuvendin Komunal të Drenasit ku u prit nga kryetari i Kuvendit Sherif Krasniqi dhe kryeshefi i ekzekutivit Xhemë Binaku.
Ndërsa në orët e pasditës Myftiu vizitoi edhe këshillin e BI të Skenderajt dhe atë të Mitrovicës.
Në të gjitha takimet Myftiu shprehu gatishmërinë për përkrahjen dhe mbështetjen e këshillave në realizimin e objektivave të tyre. Gjithashtu Myftiu kërkoi angazhim më të madh në senzibilizin e jetës fetare duke spikatur rëndësinë që duhet ti jepet mësim besimit me grupmoshat e reja.
 
< I mėparshmi   Tjetri >