Bashkėsia Islame e Kosovės

Ajet kuranor:

81:10. Dhe kur fletushkat tė jenė shpaluar,

Manifestim Printoni E-mail

Image

“A mjafton vetem 8 Marsi?”
Ishte motoja e manifestimit të organizuar nga Deparatamenti për Gra e Kryesisë së  Bashkësisë Islame të Kosovës për nder të nënës.
Programi u mbajt më 08.03.2010 nga ora 16:00-18:00 në Sallën e Kuqe në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, në Prishtinë, ku të ftuara ishin përfaqësuese të institucioneve të ndryshme.


Ne emër të Departamenti për Gra të Kryesisë së BIK-së të pranishmet i përshendeti Hanife Jahiri, e cila tregoi se punën që ka bërë dhe bënë Departamenti i Grave është që t’i shpalos vlerat e gruas në Kosovë.
Pastaj të pranishmeve ju drejtua ligjëruesja nga Shqipëria Suela Dibra, e cila është njëra ndër themelueset e këtij Departamenti, ku prezantoi festen e 8 Marsit nga prespektiva Islame.
Ajo ndër të tjera theksoi se : “ është vetëm një ditë e vetme ku  nënat dhe femrat respektohen dhe tregohet respekt ndaj tyre, sikur të ishte çdo ditë e vitit 8 Mars, atëherë Islami do ta priste krahëhapur festimin e një rasti të tillë”.
Pastaj, për të pranishmet kori i nxënëseve së Medresesë së Mesme “Alaudin” në Prishtinë prezantuan një program mjaft të pasur kulturor: ilahi, monolog, poezi të shkruara nga vetë nxënëset…etj.
Qëllimi i këtij organizimi ishte që të tregojmë vlerën, të drejtat dhe pozitat që islami i ka dhënë Gruas. Këtë më së miri e tregojnë ajetet e ndryshme nga Kur`ani famëlart dhe hadithe të ndryshme e të shumta nga i Dërguari i Allahut a.s.

“Xhenneti është nën këmbët e nënës”

 “Gëzimi më i mirë i kësaj bote është një grua e mirë”.
 
< I mėparshmi   Tjetri >