Bashkėsia Islame e Kosovės

Ajet kuranor:

24:3. Laviri nuk do tė duhej tė martohej me tjetėrkė, pos me ndonjė lavire ose idhujtare, e me laviren nuk do tė duhej tė martohet kush, pos ndonjė lavir o idhujtar. Ajo (kurvėria ose martesa me tė) ėshtė e ndaluar pėr besimtarėt.

Vërejtje! Jeni duke shfletuar verzionin e vjetër të websajtit.
Kaloni nė verzionin e ri, duke klikuar KĖTU!

Myftiu Tėrnava nė Kajro Printoni E-mail
Prishtinë, 23 shkurt 2010

Image
Pavarësia e Kosovës ka stabilizuar rajonin e Ballkanit

Myftiu i Kosovës Mr. Naim Tërnava, me ftesë të autoriteteve egjiptiane po qëndron në Kajro ku po mbahet Kongresi i 22  i Këshillit Suprem për Çështje Fetare. Ky Kongres mbahet nën kujdesin e kryetarit të Egjiptit, Hosnin Mubarak. Këtë vit, në këtë kongres po marrin pjesë 80 delegacione nga shtete të ndryshme.


Në seancën e sotme të paradites, Myftiu Tërnava mbajti kumtesën “Kosova nëpër kohë”, ku dha një histori të Kosovës. Myftiu Tërnava pasi foli për peripecitë që ka kaluar Kosova në 100 vjetet e fundit, ku vuri ne pah dhunënë egër serbe. Gjithashtu Myftiu foli edhe për luftërat dhe përpjekjet e popullit të Kosovës për mëvetësi.
Në fjalën e tij Myftiu më shumë u përqendruar në 10 vjet e fundit liri, e posaçërisht në këto dy vite shtet e pavarësi, ku vuri në pah arritjet në fushën e shtetndërtimit. Myftiu tha se pavarësia e Kosovës ka stabilizuar rajonin e Ballkanit. Në fjalën e tij, ai të pranishmeve u bëri thirrje që të ndikojnë te qeveritë e atyre vendeve që ende se kanë njohur pavarësinë e Kosovës që ta bëjnë një gjë të tillë sa më parë.
Gjatë qëndrimit në Kajro, Myftiu pati edhe një numër intervista në Tv egjiptiane, në të cilat foli për arritjet e Kosovës dhe u bëri thirrje autoriteteve të Egjiptit që të njohin Kosovën.
Myftiu Tërnava nesër nga Kajro do të shkoj për vizitë në Libi.
 
< I mėparshmi   Tjetri >

Vërejtje! Jeni duke shfletuar verzionin e vjetër të websajtit.
Kaloni në verzionin e ri, duke klikuar KËTU!