Bashkėsia Islame e Kosovės

Ajet kuranor:

5:80. I sheh shumė prej tyre qė i miqėsojnė ata qė mohuan. E keqe ėshtė ajo qė i pėrgatitėn vetes sė tyre, ngase All-llahu ėshtė i hidhėruar kundėr tyre dhe ata pėrjetė janė nė azab (nė vuajtje tė dėnimit).

DEKLERATĖ Printoni E-mail
Prishtinë, 21 janar 2010

Image
Me rastin e sulmit fizik ndaj Hamit Kamberit-imam nga Mitrovica, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës për opinion jep këtë:

DEKLERATË

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës e shqetësuar ka marr njoftimin se sot pas namazit të drekës një grup personash ka sulmuar fizikisht imamin e xhamisë së Tunelit të Parë në Mitrovicë Hamit Kamberin.


Kryesia e Bashkësisë Islame sulmin ndaj imamit e konsideron atak në institucionet e Bashkësisë Islame, dhunim të institucioneve dhe sulm në vendin e punës.

Akte të tilla me elemente kriminale e banditeske janë të pa pranueshme për shoqërinë që pretendojmë ta ndërtojmë.

Më këtë rast Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës dënon sulmin mbi imamin dhe kërkon nga institucionet e ndjekjes që autorët e kësaj vepre të shëmtuar sa më parë t’i arrestoj dhe t’i vë para drejtësisë.

Kryesia e Bashkësisë Islame gjithashtu apelon dhe kërkon nga xhemati i xhamisë që të ruaj qetësinë dhe mos të bie pre e provokimeve të ulëta e të errëta dhe të distancohen nga ky akt vandal e kriminal.

Kryesia fton xhematin të solidarizohet me imanin dhe institucionin që ai përfaqëson duke ruajtur unitetin, doktrinën dhe respektimin e vijës institucionale.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës shpreh shqetësimin e saj për tendencën e dhunimit të institucioneve dhe përfaqësuesve të saj.

Ata që dhunojnë institucione, ata që dhunojnë vendet e adhurimit, ata që dhunojnë imamët a zyrtarë në vendin e punës, nuk ia duan të mirën këtij vendi e këtij populli.

Kryesia e BIK angazhohet për rend, qetësi e ligj, e jo për anarki e banditizëm.
 
< I mėparshmi   Tjetri >