Bashkėsia Islame e Kosovės

Ajet kuranor:

33:53. O ju qė besuat, mos hyni nė shtėpitė e Pejgamberit ndryshe vetėm nėse u lejohet pėr ndonjė ngrėnie e duke mos pritur pėrgatitjen e saj, por kur tė thirreni, atėherė hyni, e kur tė jeni ushqyer, atėherė shpėrndahuni, duke mos hyrė nė bisedė me njėri-tjetrin, vėrtet kėto (pritja, qėndrimi, biseda) e mundojnė Pejgamberin, por ai turpėrohet prej jush; All-llahu nuk i turpėrohet realitetit. E kur kėrkoni prej tyre (grave tė Pejgamberit) ndonjė send, atė kėrkojeni pas perdes, kjo ėshtė mė pastėr pėr zemrat tuaja dhe tė tyre. Juve nuk u takon ta mundoni tė dėrguarin e All-llahut, e as tė martoheni kurrė me gratė e tij, pas (vdekjes sė) tij. Kėto janė tek All-llahu mėkat i madh.

Myftiu Tėrnava mbajti konferencėn pėr shtyp

Numri i ri

Nr 240

Takvimi 2010

Pjesa kalendarike

Vizito galerinė

numruesi i vizitoreveSot55
numruesi i vizitoreveDje228
numruesi i vizitoreveKėtė javė1988
numruesi i vizitoreveKėtė muaj55
numruesi i vizitoreveGjithsej155567

Lidhje

Aksion pėr ndihėm zonave tė pėrmbytura nė Veriun e Shqipėrisė Printoni E-mail
Prishtinë, 12 janar 2010
Bashkësia Islame më 15 janar në të gjitha xhamitë e Kosovës-
Aksion për ndihëm zonave të përmbytura në Veriun e Shqipërisë

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës me vëmendje dhe e shqetësuar po përcjell gjendjen në veriun e Shqipërisë, ku  përmbytjet kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, por fatbardhësisht jo edhe viktima në njerëz.

 Kryesia, duke parë gjendej e rënd me të cilin po përballet popullate e atakuar nga  përmbytjet, këtyre ditëve ka vendosur që të premten më 15 janar 2010, në të gjitha xhamitë e Kosovës të organizoj aksion për grumbullimin e mjeteve financiare me destinim ndihmë zonave të përmbytura.

Aksioni do të zhvillohet pas namazit të xhumasë në gjitha xhamitë e Kosovës. Ndërsa për të sensibilizuar xhematin, Kryesia ka udhëzuar imamët që hytben e xhumasë t’i kushtojnë solidaritetit dhe ndihmës me njerëzit në rast të fatkeqësive.

Kryesia e BIK për këtë aksion, përmes një qarkoreje ka njoftuar të gjithë Këshillat vendor që të bëjnë përgatitjet e duhura, në mënyrë që aksioni të jetë sa më masiv, porse ka kërkuar nga Këshillat vendor një mobilizim të posaçëm.

Kryesia e BIK apelon tek xhematlinjt dhe të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, e që kanë mundësi materiale të kontribuojnë me pasurinë e tyre që sado pak t’ua lehtësojmë vështirësitë vëllezërve tanë që këto ditë po kalojnë në një situatë të rënd.

Për këtë qëllim Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës pran NLB Prishtina, ka hapur edhe një xhirollogari bankare ku të gjithë të interesuar mund të japin kontributet e tyre.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, për ndihmë Shkodrës,

NLB Prishtina 1708000900000687
 
< I mėparshmi   Tjetri >