| Reagim |
|
|
|
Prishtinë, 8 maj 2007 Reagim i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës rreth planifimit të sulmit terrorist mbi bazën ushtarake Fort Dix të Nju-Xhersit në SHBA Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës e tronditur ka marrë lajmin për planifikimin e sulmit terrorist mbi bazën ushtarake Fort Dix të Nju-Xhersit në SHBA.Në parim, dënojmë çdo akt terrorist pavarësisht se kush e planifikon apo edhe e kryen, pa marrë parash qëllimin dhe motivin, mirëpo për ne ky rast është edhe më i rënd kur në të janë të implikuar qytetarë të kombit dhe të fesë tonë. Të planifikosh një akt terrorist mbi një bazë ushtarak të një shteti mik të shqiptarëve e posaçërisht të Kosovës, do të thotë të jesh kundër interesave të popullit shqiptarë, ndërsa të sulmosh SHBA-të do të thotë të sulmosh shtetin që promovon vlerat demokratike. Është mirë që autorët e këtij komploti u kapën nga autoritetet amerikane para se të kryejnë aktin e planifikuar. Kryesia e BI-së, edhe me këtë rast, i shpreh mbështetje të fort dhe të parezervë qeverisë amerikane në luftën kundër terrorizmit, ndërsa për autorët e këtij komploti kërkojmë që të vihen para drejtësisë. Jemi të bindur se ky akt nuk do të prek marrëdhëniet tonë të mira me popullin dhe qeverinë amerikane, e cila është promotore e zgjidhjes së statusit të Kosovës. Jemi të bindur që autorët e këtij planifikim janë njerëz të manipuluar e të infiltruar nga qarqe anti- shqiptare, anti-islame dhe anti-amerikane, aq më tepër kur kjo bazë qe strehë për refugjatët kosovarë gjatë luftës së fundit. Edhe njëherë shprehim shqetësimin tonë për tentimin e aktit terrorist mbi ushtrinë amerikane e cila tek ne në Kosovë shihet si shpëtimtare dhe ruajtëse e paqes dhe stabiliteti jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon. Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava |
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|