Bashkėsia Islame e Kosovės

Ajet kuranor:

3:140. Nė qoftė se juve u preku ēka u dhemb (nė Uhud), edhe atė popull (armikun) e pat prekur dhembje si kjo e juaja (nė Bedėr). Ne, kėto ditė i ndėrrojmė (u japim nė pėrdorim) mes njerėzve pėr t’u ditur tek All-llahu ata qė besuan dhe pėr t’i zgjedhur disa prej jush pėr dėshmorė (ose dėshmues). All-llahu nuk i do zullumqarėt.

Vërejtje! Jeni duke shfletuar verzionin e vjetër të websajtit.
Kaloni nė verzionin e ri, duke klikuar KĖTU!

Njoftim pėr opinion Printoni E-mail
Prishtinë, 25 nëntor 2009

Manifestimi qendror për festën e Kurban-Bajramit  në Xhaminë “Sulltan Murat” (Xhamia e Çarshisë)

Kryesia e BIK  të Kosovës, njofton opinionin dhe mediat se manifestimi qendror kushtuar festës së Kurban - Bajramit për Republikën e Kosovës mbahet në Xhaminë “Sulltan Murat” (Xhamia e Çarshisë) në Prishtinë.

 

Manifestimi fillon në ora 6:05 me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jenë dy ligjërata tematike kushtuar kësaj feste. Ligjëratën e parë do ta mbajë  Muharrem ef. Tërnava ndërsa të dytën Sadat ef. Islami.

Në ora 7:23, faljes së namazit të bajramit do t’i prijë kryeimami i Kosovës, Sabri ef. Bajgora.

Ndërsa hytben do ta mbajë Myftiu i Kosovës mr. Naim Tërnava i cili do t’u drejtohet opinionit të gjerë me mesazh për këtë festë.

 

Myftiu Tërnava organizon pritje për urim

 

Me rastin e festës së Fitër – Bajramit, ditën e parë, më 27 nëntor 2009, Myftiu i Kosovës si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë së BI të Kosovës nga ora 9-12. 

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Kurban - Bajramit duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar sakrifën, lutje dhe ibadetet tona.

 

Me fat festa e Kurban-Bajramit !

 

Skenari i manifestimit të Kurban -Bajramit 2009

(vetëm për përdorim intern të mediava)

 

Data: e premte 27 nëntor 2009

 

Vendi i manifestimit: Xhamia “Sulltan Murat” (Xhamia e Çarshisë) Prishtinë

 

Ceremonia:

- Falja e namazit të sabahut: (Hakim ef. Ilazi)                                    6:05- 6:15

- Ashere: (Hakim Ilazi)                                                                        6:15- 6:25

- Ligjërata e parë: (Muharrem ef. Tërnava)                                         6:25- 6:50

- Ilahi & Kaside (Grupi i Kasideve)                                                       6:50 - 6:55

- Ligjërata e dytë: (Sadat ef. Islami)                                                   6:55- 7:20

- Nijeti: (Ahmet Sadriu)                                                                       7:20- 7:23

- Falja e namazit të Fitër – Bajramit: (Sabri Bajgora)                       7:23 - 7:30

- Hytbeja- Mesazhi: (Myftiu Naim Tërnava)                           7:30- 7:45

- Duaja: (Myftiu Naim Tërnava)                                                           7:45 – 7:50

 
< I mėparshmi   Tjetri >

Vërejtje! Jeni duke shfletuar verzionin e vjetër të websajtit.
Kaloni në verzionin e ri, duke klikuar KËTU!