|
Mesazhi i myftiut tė Kosovės, Mr. Naim Tėrnava pėr zgjedhjet e 15 nėntorit |
|
|
Prishtinë, 14 nëntor 2009
 Qytetarë të nderuar të Republikës së Kosovës!
Zoti në Kuran thotë: "Zoti ju urdhëron që punët me përgjegjësi t'ua besoni atyre që janë të denjë për to, dhe kur të gjykoni, ju urdhëron të gjykoni me drejtësi në mes njerëzve"(4: 58)
Nesër në vendin tonë mbahen zgjedhjet lokale, të parat në Republikën e pavarur e sovrane të Kosovës. Fillimisht dua që t’i përgëzoj partitë politike, mbështetësit dhe simpatizantët e tyre për fushatën e qetë e dinjitoze, ku para elektoratit paraqitën programet e tyre për një mirëqenie e prosperitet të qytetarëve të vendit tonë.
Rrjedha e qetë e fushatës është padyshim një e arritur e madhe për Kosovën dhe demokracinë që po ndërtojmë në shtetin tonë. Konkurrenca e drejtë është vlerë e shoqërive të përparuara, e këtë vlerë ne si popull e dëshmuam gjatë fushatës. Qytetarë të nderuar! Kamë kënaqësinë që t’ju ftoj e të apeloj tek ju që në numër sa më të madh të dilni në zgjedhje, të përdorni votën tuaj, për të krijuar institucione me integritet e legjitimitet, për të krijuar institucione të përgjegjshme e transparente që qeverisin me komunat tona. S’ka dyshim, se këto zgjedhje për ne janë historike, sepse janë zgjedhjet e para që mbahen në shtetin tonë të pavarur e të pranuar ndërkombëtarisht, gjithashtu janë zgjedhjet e para që përgatiten, organizohen e udhëhiqen nga institucionet tona, që është edhe një motiv më shumë për të dëshmuar rend e rregull, për të dëshmuar që kemi krijuar institucione të përgjegjshme, të besueshme e demokratike. Qytetarë të dashur! Zgjedhjet e nesërme do të jenë testi më i rëndësishëm i shkallës dhe arritshmërisë së demokracisë në vendin tonë. Populli i Kosovës ka dhënë shumë për këtë ditë që të dalim të votojmë të lirë, të zgjedhim të lirë, t’i zgjedhim ata që ne mendojmë se do të jenë në shërbim të qytetarit. Në të njëjtën kohë u bëjë apel edhe liderëve të partive politike, që të jenë në nivel të përgjegjësisë së tyre historike dhe të punojnë në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor Jam i bindur që në këto zgjedhje nuk do të ketë humbës, do të fitojmë të gjithë, do të fitojë e ardhmja jonë, do të fitojë Kosova, do të fitojnë qytetarët e Kosovës që edhe janë sovrani i këtij vendi. Të dashur qytetarë! Ashtu siç ishim dinjitoz në fushatë, shpresoj që nesër në mënyrën më të mirë ta përmbyllim këtë përgjegjësi historike për Kosovën! Muhamedi a.s. thotë: “Allahu është me ata që janë të bashkuar”. E ne që të gjithë të jemi të bashkuar rreth fitores së Kosovës në zgjedhjet e nesërme. Myftiu i Kosovës Mr. Naim Tërnava |