Bashkėsia Islame e Kosovės

Ajet kuranor:

4:1. O ju njerėz! Kini frikė Zotin tuaj qė ju ka krijuar prej njė veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palėn (shoqėn) e saj, e prej atyre dyve u shtuan burrra shumė e gra. Dhe kini frikė All-llahun qė me emrin e Tij pėrbetoheni, ruajeni farefisin (akraballėkun), se All-llahu ėshtė mbikėqyrės mbi ju.

Gjithēka gati pėr nisjen e besimtarėve tanė pėr Haxh Printoni E-mail
Prishtinë, 4 nëntor 2009


Kryesia e BI të Kosovës, nëpërmjet këshillave vendor si tradicionalisht edhe sivjet ka bërë organizimin për shkuarjen e besimtarëve tanë në Haxh. Për këtë qëllim Kryesia e BI të Kosovës me kohë ka ndërmarr të gjitha masat e duhura që nga regjistrimi i të interesuarve për Haxh deri tek kryerja e proceduarve administrative.


Kryesia e BIK të Kosovës, me kohë ka nënshkruar marrëveshjen e Haxhit me Ministrinë e Haxhit të Mbretërisë së Arabisë Saudite.

Po ashtu, Kryesia me kohë ka bërë edhe sigurimin e hoteleve për vendosjen e haxhinjve fillimisht në Medinë e më vonë edhe në Mekë.

Ndërsa, në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik është bërë vakcionimi i besimtarëve tanë që shkojnë në Haxh, sipas dispozitave ligjore.

Po ashtu, Kryesia e BI të Kosovës ka caktuar edhe udhëheqësit e haxhinjve (këtë vit do të jen në shërbim të haxhinjve 29 udhëheqës, si dhe ka bërë përzgjedhjen e ekipit mjekësorë (prej 7mjekëve) i cili do të kujdeset për gjendjen shëndetësore të haxhinjve.

Edhe sivjet haxhinjtë do të udhëtojnë drejt Arabisë Saudite në dy mënyra, në vijë tokësore me autobus, do të udhëtojnë 141, ndërsa në vijë ajrore me aeroplan do të udhëtojnë 563 haxhinjë.

Haxhinjtë kosovarë në aranzhmanin me autobus pritet që të nisen për në Arabinë Saudite më 9 nëntor, ndërsa aranzhmanin me aeroplan 12-13 nëntor.

Sivjet nga Kosova në organizim të BIK, për të kryer Haxhin do të shkojnë 704 besimtarë duke përfshirë këtu edhe stafin përcjellës.
Nga vakcionimi i haxhinjve
E veçanta e organizimit të Haxhit të sivjetmë është se për të parën herë, vizat e haxhit për besimtarët kosovarë janë kryer në Prishtinë. Kjo është arritur falë kërkesë së vazhdueshme të Kryesisë së BI që Ministria e Punëve të Jashtëm të Mbretërisë së Arabisë Saudite të dërgoj përfaqësuesit e saj në Prishtinë. Deri sivjet vizat e haxhinjve kosovarë janë marr në misionet diplomatike të Arabisë Saudite rreth nesh, si në Tiranë, Shkup, Romë a Stamboll.

S’ka dyshim se këtu ka ndikuar edhe njohja e pavarësisë së Kosovës nga Mbretëria e Saudisë. Për dhënien e vizave të Haxhit  në Prishtinë qëndroi Mesud Harith- sekretar i parë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite, i shoqëruar nga Abdullah En-Nuvejsi, të cilët kryen procedurën e vizave.

Zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Arabisë Saudite gjatë qëndrimit në Kosovë u priten në një takim të veçantë nga myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava.

Myftiu Tërnava i njohu mysafirët për rezultatet e arritura të Kosovës në fushën e shtetndërtimit, si dhe falënderoj Mbretërinë saudite për përkrahjen e Kosovës.

Myftiu, gjithashtu, i njohu mysafirët sauditë edhe me traditën e organizmit të Haxhit tek ne.
 
< I mėparshmi   Tjetri >