| Kryeministri Ēeku bashkėbisedoi me studentė tė FSI-sė |
|
|
|
Prishtinë, 2 maj 2007 Kryeministri Çeku bashkëbisedoi me studentë të Fakultetin të Studimeve Islame të Prishtinës Ju studentë të nderuar bashkë me profesorët tuaj keni përcjell një imazh shumë të mirë për Kosovën Kryeministri i Kosovës Agim Çeku sot ka vizituar Fakultetin e Studime Islame të Prishtinës, ku është pritur nga dekani dr. Rexhep Boja i cili e ka njohur kryeministrin çekun me rriten dhe zhvillimin e këtij fakulteti. Më pas kryeministri Çeku në sallën e bibliotekës së FSI ka bashkëbiseduar me studentë e FSI i cili fillimisht tha Jam i nderuar që sot jam në mesin tuaj në mesin e studentëve dhe profesorëve të FSI, në këtë institucion shumë të rëndësishëm të Kosovës. Në fillim dua që të përgëzoj stafin akademik dhe ju studentë të nderuar për punën e shkëlqyer që jeni duke e bërë. Themelimi i këtij Fakulteti është i një rëndësi të veçantë për Kosovën, por jo vetëm për Kosovën por për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë ku jetojnë. Kosova dhe populli shqiptarë kanë nevojë për kuadro si ju, që njohuritë për fenë e kulturën islame ti përcillini popullit tonë nëpër të gjitha trojet ku ju do të shërbeni. ![]() Unë vet po nisem nga profesioni im i mëparshëm ngase nuk ka gjë më fisnike sesa që ti shërbesh popullit tënd, ta orientosh në mënyrën e duhur, ta orientosh kah vlerat e duhura të jesh në shërbim të tij, të jesh shërbëtor i populli tënd është profesioni më fisnik dhe më i ndershëm që dikush mund ta ketë, e ju jeni ata që e keni zgjedh këtë profesion. Më tutje kryeministri Çeku ka falënderuar Bashkësinë Islame dhe institucionet e saj për kontributin e dhënë si gjatë luftës ashtu edhe pas saj për Kosovën. “Shumë studentë dhe hoxhallarë tanë janë radhitur e UÇK, kanë qenë veprimtarë të çështjes kombëtare, shumë prej tyre janë dëshmorë, e shumë prej tyre punojnë edhe sot janë në institucionet e ndryshme shtetërore të Kosovës, i gjejmë në TMK, në SHPK, çka do të thotë se janë duke dhënë kontributin e tyre që çmueshëm dhe dallohen për nga mënyra, sjellja, mënyra e të kuptuarit të vlerave të vlerave njerëzore e morale. Unë këtu nuk mund të lë pa përmendur edhe profesorin tuaj dr. Rexhep Boja të cilin keni nder që ta keni dekan të këtij fakulteti, e i cili ka dhënë një kontribut dhe është duke dhënë edhe tash një kontribut të madh dhe vërtet është shenduar në një ambasador të çështjes sonë kombëtare jo vetëm në botën islame por edhe më gjerë” tha kryeministri Çeku. Ndërsa duke folur për rolin e studentëve të FSI në përcjelljen e imazhit të mirë të Kosovës në botë karshi propagandës serbe kryeministri veçoi: “Ju studentë të nderuar bashkë me profesorët tuaj keni përcjell një imazh shumë të mirë dhe keni qenë përgjigjja më e mirë kundër propagandës serbe e cila ka dashur që të përshkruaj çështjen tonë, luftën tonë si luftë fetare si një popull që nuk është tolerant ndaj besimeve tjera. Ne si popull kemi me shumëçka që të mburremi, dhe rërëte mburremi e për këtë kemi arsye, por një gjë është e vençat me të cilën mburremi ajo është toleranca fetare e të cilën ne e kemi ndërtua dhe e kultivojmë. E kemi këtë tolerancë e merita pse e kemi i takon shumicës. Tolerancën fetare ne e kultivojmë dhe e konsiderojmë si një vlerë të populli tonë gjë që është një mesazh shumë pozitiv që ne e dërgojmë në botë”. Ndërsa duke folur për procesin politik për definimin e statusit të Kosovës kryeministri Çeku shprehu binden se çështja e zgjidhjes së statusit të Kosovës është çështje javësh: “Procesi i pavarësimit të Kosovës është shumë afër. Është një proces që po i shihet dhe po i dihet fundi. Është çështje javësh kur në do ta kemi vendin tonë të pavarur. Për këtë ne presim që te merret një vendim në Këshillin e Sigurimit dhe ne dëshirojmë që të kemi një bekim të këshillit të sigurimit”- tha kryeministri i cili u ndal i edhe për sfidat që po has ky proces përse ai u shpreh. “Jemi të vetëdijshëm që në KS ka kundërshtar të pavarësisë së vendit tone që nga zvarrita e procesit të Kosovës dëshirojë që të tregojnë që ende janë faktorë. Kemi disa vende në KS që dëshirojnë që ta prolongojë pavarësinë e Kosovës, ndërsa në anën tjetër kemi disa vende që dëshirojnë që sa me shpejt ta përfundojnë çështje e pavarësisë së Kosovës dhe kemi disa vende të tjera që ende në mungesë të njohurive të vërteta për proceset në Kosovë janë të pavendosura”. Duke elaboruar këtë kryeministri potencoi edhe këtë: “Edhe mision i fundit i KS, misioni faktmbledhës ishte i iniciuar nga kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës me s’pres se kur se ky mision do të konstatoj gjendje jo të mirë për Kosovën, do të konstatoj se Kosova nuk është në gjende që të jetë shtet, që të administroj vetveten dhe në këtë mënyrë KS do të shtyj marrjen e vendim për pavarësinë e Kosovës. Por u dëshmua e kundërta misioni qe këtu dhe pa që ne funksionojmë si shtet, kemi ngritur infrastrukturë shtetërore, ne dukemi si shtet, veprojmë si shtet, sillemi si shtet dhe synojmë shtetin dhe panë se Kosova është e gatshme që ti merr përgjegjësit që i takojnë një shteti. Më pas kryeministri ceku iu përgjigj pyetjeve të studentëve. |
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|