Bashkėsia Islame e Kosovės

Ajet kuranor:

2:167. E Ata, tė cilėt u patėn shkuar pas do tė thonė: “Ah, sikur tė na lejohej njė kthim (nė Dunja) e tė largohemi prej tyre (prijėsve) siē u larguan ata tash prej nesh”! Kėshtu All-llahu do t’ju paraqesė veprat qė janė dėshpėrim pėr ta, e ata nuk kanė tė dalė prej zjarrit.

Myftiu Tėrnava priti komandantin e ri tė KFOR-it Ltg. Markus Bentler Printoni E-mail
Prishtinë, 25 shtator 2009

Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava, priti sot në takim njohës komandantin e ri të KFOR-it, LTG. Markus Bentler, të cilit i shprehu mirëseardhje dhe i dëshiroj sukses në drejtimin e trupave të KFOR-it me mision në Kosovë.
Myftiu Tërnava tha se forcat e KFOR-it qe një dekadë mbajnë dhe garantojnë paqen dhe stabilitetin në Kosovë edhe në rajon.
Si deri tash, edhe në të ardhmen ne jemi të përkushtuar që të bashkëpunojmë me forcat paqeruajtëse që shërbejnë në Kosovë -tha myftiu Tërnava.
Myftiu, gjithashtu, falënderoj komandantin e KFOR-it, LTG. Markus Bentler edhe për gatishmërinë e KFOR-it për të bashkëpunuar me bashkësitë fetare.
Myftiu Tërnava shprehu mbështetjen e fuqishme të tij dhe Bashkësisë Islame për praninë e NATO s në Kosovë.
Myftiu, tha se Bashkësia Islame e Kosovës është e përkushtuar që të kultivoj tolerancë e mirëkuptim ndërfetar e ndërnacional, si vlera të popullit të Kosovës.
Komandanti i KFOR-it, LTG. Markus Bentler tha se KFOR-i, është  këtu që të ruaj paqen dhe stabilitetin e Kosovës. Komandanti foli edhe për rolin e bashkësive fetare në krijimin e klimës së ofrimit e mirëbesimit në mes komuniteteve që jetojnë në Kosovë.
 
< I mėparshmi   Tjetri >