Bashkėsia Islame e Kosovės


Ajet kuranor:

39:28. Duke qenė Kur’ani arabisht qė nuk ka kundėrthėnie, me qėllim qė tė ruhen prej rrugės sė gabuar.

Nga vizita e Myftiut Tėrnava nė SHBA Printoni E-mail
Prishtinë, 2 maj 2007

PAVARËSIA E KOSOVËS PO KRIJOHET NË BASHKËPUNIM TË NGUSHTË ME KOMUNITETIN NDËRKOMBËTAR

Në vizitën zyrtare që po i bën SHBA myftiu i Kosovës Mr. Naim Tërnava pos shumë takime që ka pasuar me zyrtarët e Stej Departamenti amerikan ka vizituar edhe komunitetet shqiptar në shumë qendra të SHBA-së, si në Uashington, Detroit, Nju-Jork e qendra të tjera.
Një takim të tillë myftiu ka realizuar në Kentucky ku iu bë një pritje madhore, me ç’rast myftiu u njohë për së afërmi me organizimin dhe angazhimet e komunitetit shqiptar në këtë qendër. Myftiu ka vlerësuar lart rolin dhe kontributin e mërgatës shqiptare në përgjithësi e mërgatës në SHBA në veçanti për sensibilizimin e çështjes së Kosovës në instancat më të larta të SHBA.
Në takim myftiu i ka njohur të pranishmit edhe me punën që bënë Bashkësia Islame për ofrimin e komuniteteve që jetojnë në Kosovës. Myfti tha para komuniteti shqiptar se edhe vizita në SHBA është në këtë funksion që ti tregojmë botës demokratike se ne në Kosovë jemi të përkushtuar që të ndërtojmë një shoqëri të lirë e demokratik ku diversiteti në kombësi e fe duhet parë si vlerë për integrim në shoqërinë evropiane e jo si pengesë që sjell përplasje e dhimbje. “Është koha që edhe Kosova të behët shtet i pavarur dhe i lirë për të gjithë banorët e saj dhe është mirë që pavarësia e Kosovës po krijohet në bashkëpunim të ngushtë me komunitetin ndërkombëtar”- ka thënë myftiu Tërnava në bashkëbisedim me komunitetin shqiptar.
 
< I mėparshmi   Tjetri >