Bashkėsia Islame e Kosovės

Ajet kuranor:

4:22. Mos u martoni me ato gra me tė cilat qenė tė martuar prindėrit tuaj, me pėrjashtim tė asaj qė ka kaluar (para islamizmit) pse ajo ishte turpėsi, pėrbuzje e traditė e shėmtuar.

Njoftim pėr opinion Printoni E-mail
Prishtinë, 18 shtator 2009

Dita e parë e Fitër – Bajramit - të dielën më 20 shtator 2009

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton opinionin e gjerë se muaji i madhëruar i Ramazanit përfundon ditën e shtunë më 19 shtator 2009.


Dita e parë e festës së Fitër - Bajramit është të dielën më 20 shtator 2009.

Manifestimi qendror kushtuar festës së Fitër- Bajramit për Republikën e Kosovës mbahet në Xhaminë “Sulltan Murat” (Xhamia e Çarshisë) në Prishtinë.

Manifestimi fillon në ora 5:50 pas faljes së namazit të sabahut, pas të cilit do të jenë dy ligjërata tematike kushtuar kësaj feste. Ligjëratën e parë do ta mbajë H. Nexhemdin ef. Hoxhaj ndërsa të dytën H. Jakup ef. Çunaku.

Në ora 6:57, faljes së namazit të bajramit do t’i prijë kryeimami i Kosovës, Sabri ef. Bajgora.

Ndërsa hytben do ta mbajë Myftiu i Kosovës mr. Naim Tërnava i cili do t’u drejtohet opinionit të gjerë me mesazh për këtë festë.

Me rastin e festës së Fitër – Bajramit, ditën e parë, më 20 shtator 2009, Myftiu i Kosovës si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë së BI të Kosovës nga ora 9-12.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Fitër- Bajramit duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutje dhe ibadetet tona.

Me fat festa e Fitër-Bajramit!


Skenari i manifestimit të Fitër -Bajramit 2008
(vetëm për përdorim intern të mediava)

 

Data: e diele 20 shtator 2009

Vendi i manifestimit: Xhamia “Sulltan Murat” (Xhamia e Çarshisë), Prishtinë.

 

Ceremonia:

- Falja e namazit të sabahut: (Bahri ef. Sejdiu)   5:40- 5:50

- Ashere: (Hakim Ilazi)                                    5:50- 6:00

- Ligjërata e parë: (H. Nexhmedin ef. Hoxhaj)    6:00- 6:20

- Ilahi & Kaside (Grupi i Kasideve)                     6:20 - 6:30

- Ligjërata e dytë: (Jakup Çunaku)                    6:30- 6:55

- Nijeti: (Ahmet Sadriu)                                    6:55- 6:57

- Falja e namazit të Fitër – Bajramit: (Sabri Bajgora) 6:57 - 7:05

- Hytbeja- Mesazhi: (Myftiu Naim Tërnava)          7:05- 7:20

- Duaja: (Myftiu Naim Tërnava)                          7:20 – 7:25

 
< I mėparshmi   Tjetri >