| Kosova nuk figuron si shtet nė revistėn mė tirazhin mė tė madh tė botės arabe |
|
|
|
Në vend të prognozave për njohje, të prezantohet Kosova jashtë
Ky rast si dhe shumë raste tjera duhet t’i alarmojnë institucionet tona, shtetërore dhe kulturore për një angazhim më të madh dhe prezencë më të madhe në shtypin dhe mediat arabe. Mos prezencën tonë qoftë në aspektin informativ apo kulturor po e shfrytëzon diplomacia serbe nëpërmes përfaqësive të saj diplomatike në atë pjesë të botës, ku ne do të duhej të kishim aleatët tanë të natyrshëm. Andaj, është koha e fundit, që Ministria e Punëve të Jashtme në bashkëpunim me institucionet tjera të hartojnë një plan të përbashkët ku do të ndaheshin rolet e secilit për një prezantim të denjë të Kosovës, në aspektin kulturor. Kultura duhet të jetë në shërbim të njohjes së pavarësisë së Kosovës dhe shtetësisë së saj si dhe një urë bashkëpunimi në mes popullit tanë dhe popujve tjerë të botës. Shumë herë aty ku nuk mund të depërtoj politika kultura depërton shumë më lehtë. Në Kosovë është bërë shumë pak në shfrytëzimin e mediave të huaja nga vende të ndryshme të botës, që nëpërmes prezencës s ë tyre në Kosovë dhe prezantimit të vlerave tona kulturore të jenë në shërbim të lobimit për pavarësinë e Kosovës. Kjo donë koordinim të punëve të institucioneve tona dhe marrjen e angazhimeve konkrete. Andaj, në vend të garës për prognozime të liderëve tanë se cilat shtete do të garojnë për ta njohur të parat pavarësinë e Kosovës, duhet të punojmë shumë më tepër për prezantimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Përndryshe, numri i njohjeve do të ngel në numrin 62. |
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|