Bashkėsia Islame e Kosovės

Ajet kuranor:

49:3. Ata qė ulin zėrat e tyre pranė tė dėrguarit tė All-llahut, All-llahu zemrat e tyre i ka pėrshtatur pėr devotshmėri, ata kanė falje mėkatesh dhe shpėrblim tė madh.

Pacolli nė takim me Myftiun Tėrnava Printoni E-mail

Ata që nuk e njohin dhe nuk e respektojnë fenë e vet, nuk e njohin e as nuk e respektojnë as fenë e tjetrit


Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava i shoqëruar nga kryeimami Sabri Bajgora dhe shefi i kabinetit Ejup Ramadani , kanë takuar sot në selinë e AKR-së, presidentin e këtij subjekti politik z. Bengjet Pacollin, i cili shoqërohej nga nënkryetari, e njëherësh edhe shef i grupit parlamentar të AKR-së në Kuvendin e Kosovës, z. Ibrahim Makolli.


Myftiu Tërnava e njohu kryetarin e AKR-së, z. Behgjet Pacolli, me nismën e Bashkësisë Islame të Kosovës për të fituar përkrahjen e tij për futjen e lëndës së edukatës fetare në sistemin e arsimit publik të Kosovës.
Myftiu e njohu z. Pacollin me qëllimet e futjes së edukatës fetare në kuadër të sistemit të arsimit publik, duke vënë në spikamë se në vendet evropiane lënda e edukatës fetare prej kohësh e kanë futur në sistemin e arsimit.
Myftiu tha se është e drejtë elementare e garantuar me konventa ndërkombëtare mësimi për fenë që i përket. Myftiu, gjithashtu, tha se është nevojë që të rinjtë tanë të mësojnë në mënyrë të rregullt, me planprograme të hartuara nga ekspert, e jo të privohen nga e drejta e mësimit për fenë.bislame.net
Myftiu, gjithashtu, njohu z. Pacollin edhe me elaboratin që ka bërë BIK për lëndën e edukatës fetare.
Myftiu kërkoi nga z. Pacolli, dhe AKR-ja që ta përkrahin e mbështesin nismën e BI të Kosovës për edukatën fetare.
Kryetari i AKR-së, z. Behgjet Pacolli pasi ka vlerësuar rolin e BI të Kosovës në proceset që ka kaluar Kosova, tha se ai dhe AKR-ja përkrahin çdo nismë që fisnikëron të rinjtë tanë. Më tutje, z. Pacolli tha se fëmijët tanë duhet që të edukohen drejtë edhe në aspektin fetar.
Pacolli, gjithashtu, tha se ata që nuk e njohin dhe nuk e respektojnë fenë e vet, nuk e njohin e as nuk e respektojnë as fenë e tjetrit.
 
< I mėparshmi   Tjetri >