|
Me rastin e shėnimit tė Betejės sė Bedrit |
|
|
|
Myftiu i Kosovës shtroi iftar tradicional me udhëheqësit e Këshillave vendor të BI dhe nëpunësit e institucioneve të BI
 Si tradicionalisht me rastin e natës së 17 të Ramazanit respektivisht në kujtim të fitores historike në Betejën e Bedrit, Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava të shtunën më 5 shtator 2009 shtroi iftar për udhëheqësit e Këshillave të BI dhe nëpunësit e institucioneve të Bashkësisë Islame të Kosovës.
Si tradicionalisht, Myftiu iftarin e shtroi në restorantin e Medresesë së mesme “Alaudin” të Prishtinës ku qenë të pranishëm mbi 200 pjesëmarrës. Fillimisht, të pranishmëve mirëseardhje u shprehu drejtori i Medresesë së mesme “Alaudin” të Prishtinës, Bahri ef. Siminca, ndërsa me një fjalë rasti iu drejtua Myftiu Mr. Naim Tërnava, i cili pasi që i përshëndeti të pranishmit tha: “Më lejoni që në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, t’ju dëshiroi mirëseardhje në këtë iftar të përbashkët të organizuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame dhe të lusim Allahun xh.sh. që agjërimin tonë ta ketë pranuar dhe mëshira e rahmeti i Tij të jetë mbi ne dhe mbi të gjithë ata të cilët në vazhdimësi kanë frikën ndaj Krijuesit Suprem. Myftiu, në fjalën e tij foli edhe për nismën e BI për aplikimin e lëndës së Edukatës fetare në sistemin publik të arsimit në shkollat e Kosovës. Myftiu tha se për këtë i është bërë kërkesë të gjitha institucioneve shtetërore të vendit, ndërsa këto ditë jemi duke takuar edhe subjektet politike, të cilat po i informojmë dhe po kërkojmë përkrahjen e tyre. Myftiu tha se BIK ka përgatit edhe një elaborat të detaizuar për këtë që shumë shpjet do t’ua dorëzoj institucioneve kompetentet dhe subjekteve politike. Myftiu i porositi të pranishmit që të ndikojnë në hapjen e debatit në masën e gjerë dhe t’u bëjnë me dije masës së edukata fetare është një e drejt e garantuar për fëmijët tanë. |