| Myftiu Tėrnava takon zyrtarė tė lartė amerikanė |
|
|
|
Prishtinë, 27 prill 2007 Nga vizita në SHBA Në të gjitha takimet gjatë kësaj jave të vizitës në kryeqytetin amerikan, atij i është konfirmuar mbështetja zyrtare amerikane për planin Ahtisaari dhe pavarësinë e mbikëqyrur të Kosovës. Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava po zhvillon kësaj jave një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me ç’rast është takuar me zyrtarë të lartë të administratës amerikane si dhe me anëtarë të Kongresit në kuadër të përpjekjeve të përfaqësuesve të Kosovës për animim të qarqeve ndërkombëtare për njohje të pavarësisë së Kosovës. Myftiu Tërnava ka pasur takime me përfaqësues të administratës dhe këshilltarë të presidentit në Këshillin për Siguri Kombëtare si dhe me zyrtarë përgjegjës për Evropën juglindore në Departmentin e Shtetit. Në të gjitha këto takim mysafirit të lartë nga Kosova i Është konfirmuar mbështetja e Washingtonit zyrtar për dokumentin e negociatorit Martti Ahtisaari dhe njëkohësisht pavarësinë e mbikëqyrur të Kosovës. Zyrtarët amerikanë kanë kërkuar durim dhe qetësi në Kosovë gjatë kësaj periudhe vendimtare për të ardhmen e Kosovës dhe njëkohësisht i kanë shfaqur mirënjohje Myftiut Tërnava për rolin konstruktiv që ka luajtur dhe po luan bashkësia islame e Kosovës. Myftiu Tërnava është takuar në Kongresin Amerikan edhe me mikun e madh të shqiptarëve dhe të Kosovës, kongresistin Eliot Engel. Ai e ka falënderuar për angazhimin pothuajse dy dekada të ligjdhënësit amerikan për lirinë e Kosovës. Edhe Engel nga ana e tij tha se për 19 vite pune në Kongres, rrumbullakësimin e statusit të Kosovës dhe pavarësinë e saj e konsideronte suksesin më të madh personal të tij. Z. Engel e ka njoftuar myftiun e Kosovës për punën që po bënë ai dhe anëtarë të tjerë të Kongresit edhe në planin ndërkombëtar, lobizmin tek përfaqësuesit e vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit për ti bindur në votën pozitive për planin Ahtisaari Myftiu Tërnava po vazhdon vizitën edhe në disa shtete të tjera amerikane, si në Michigan (Detroit), pastaj në Kentucky (Louisville) për tu ndalur në New York ku pritet të takojë përfaqësues të vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit. Myftiu Tërnava me bashkëpunëtorët e tij, shefin e kabinetit Ejup Ramadani dhe prodekanin e fakultetit të studimeve Islame, Qemajl Morina, do të kenë edhe disa takime me komunitetin shqiptar në SHBA. |
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|