Bashkėsia Islame e Kosovės

Ajet kuranor:

35:7. Ata qė nuk besuan kanė njė dėnim tė ashpėr, e ata qė besuan dhe bėnė vepra tė mira, ata kanė falje (tė mėkateve) dhe shpėrblim tė madh.

Myftiu Tėrnava nė takim me akad. Dacin dhe znj. Sahatēia Printoni E-mail
Nisma e Bashkësisë Islame të Kosovës për lëndën “edukata fetare” e ka burimin nga kërkesa e vazhdueshme e popullit

Në vazhdën e takimeve me liderët politik për çështjen e futjes së lëndës fetare në sistemim e arsimit publik të Kosovës, sot myftiu Mr. Naim Tërnava ka takuar në takime të ndara në selitë e tyre kryetarin e LDD-së, akad. Nexhat Dacin dhe kryetaren e Partisë Reformiste “Ora” Teuta Sahatçia.
Myftiu Tërnava bashkëbiseduesve ua prezantoj nismën e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës që në kuadër të sistemit publik të arsimit të futet edhe lënda fetare, ku të rinjtë tanë do të kenë mundësi që të njihet me parimet themelore të fesë që i përkasin. Myftiu Tërnava tha në të dy takimet se nisma e Bashkësisë Islame të Kosovës ka burimin nga kërkesat e vazhdueshme e popullit që ua bën zyrtarëve të BI të Kosovës që edhe fëmijët tanë gjatë shkollimit të obliguar të marrin njohurit për fenë ashtu siç veprohet në shoqëritë dhe vendet e Evropës.Image
Myftiu gjithashtu tha se qëllimi i futjes së lëndës fetare në sistem e arsimit është që rininë tonë ta edukojmë ashtu siç duhet e jo të na e edukoj rruga.
Myftiu në argumentimin e tij tha se në Kosovë janë shfaqë shumë dukuri negative që dëmtojë rëndë shoqërinë në përgjithësi e rininë në veçanti, siç janë vetëvrasjet, prostitucioni, droga alkoolizmi hajnia etj .
Myftiu Tërnava i njohu bashkëbiseduesit edhe me përgatitjet që ka bërë Bashkësia Islame për këtë çështje dhe kërkoj nga ta që ta shqyrtojnë, ta diskutojnë në forumet e tyre partiake dhe ta përkrahin nismën e BI për lëndën fetare.
Kryetari i LDD-së akad. Nexhat Daci tha se është koha për ndryshme në të gjitha fushat në Kosovë, e ndryshim duhet bërë edhe në trajtimin e fesë nga faktorët institucional, politik e intelektual.
LDD-ja, angazhohet që ne si shoqëri e shtet të integrohemi në Evropë dhe rrjedhat globale por vetem me vlerat tona si popull. Ndërsa sa i përket nismës së BIK për lëndën fetare akad. Daci tha se ai dhe LDD nuk do jetë kundër.
Ndërsa, kryetarja e ORA-së, znj. Teuta Sahatçia tha se për këtë nisëm duhet që të hapet një debat në media, pastaj të organizohen edhe tryeza e debate ku duhet të jenë të pranishëm njerëzit nga bota akademike, ata nga shoqëria civile dhe stukuara tjera të shoqërisë. Përmes debatit duhet tu sqarohet atyre dhe opinionit se si do aplikohet lënda fetare në shkollat tona. Zonja Sahatçia tha se te një pjesë e shoqërisë sonë ende ekziston një mentalitet refuzues ndaj fesë që është një relikt nga e kaluara, madje ky mentalitet është edhe te një pjesë e klasës intelektuale.
 
< I mėparshmi   Tjetri >