Bashkėsia Islame e Kosovės

Ajet kuranor:

50:5. Ata pėrgėnjeshtruan tė vėrtetėn kur ajo u erdhi dhe ata janė nė gjendje tė luhatshme.

Vërejtje! Jeni duke shfletuar verzionin e vjetër të websajtit.
Kaloni nė verzionin e ri, duke klikuar KĖTU!

Presidenti Sejdiu e kryeministri Thaēi urojnė Myftiun e Kosovės Naim Tėrnava Printoni E-mail
Prishtinë, 21 gusht 2009

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu i dërgoi një telegram urimi kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, mr. Naim Tërnava, me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit

Në telegram thuhet:
I nderuari z. Tërnava,

kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës

“Me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, më lejoni që t’ju shpreh urimet e mia më të përzemërta.

Urojmë që ky muaj të jetë muaj i paqes, mirëkuptimit dhe solidaritetit mes njerëzve në Republikën e Kosovës, në shtetin më të ri në botë, që është pranuar në gjirin e shteteve dhe kombeve të lira, falë edhe kontributit të udhëheqjes dhe të Bashkësisë Islame të Kosovës në përgjithësi. 

Republika e Kosovës është njohur deri tash nga 62 shtete dhe është anëtarësuar në shumë institucione të rëndësishme ndërkombëtare. Presim që sa më parë të rritet si numri i njohjeve ashtu edhe numri i anëtarësimeve në institucionet prestigjioze ndërkombëtare. Gjithashtu, presim që kontributi juaj në këtë proces të jetë tepër i rëndësishëm.

Ju dëshiroj shëndet, paqe dhe lumturi dhe ju lus, z. kryetar, pranoni konsideratat e mia më të larta”.

Presidenti i Republikës së Kosovës,

Dr. Fatmir Sejdiu


Ndërsa në telegramin e kryeministrit Thaçi thuhet:

“I nderuari z. Tërrnava

Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, Ju dhe gjithë besimtarëve të besimit islam, iu shpreh urimet më të mira.

Muaji i Ramazanit është muaj i rëndësishëm për besimtarët islam, muaj në të cilin pasqyrohet në mënyrën më të denjë bindja fetare dhe sprova e njeriut për t'iu përkushtuar lartësimit shpirtëror.

Ky muaj i shenjtë është muaj i sakrificës dhe solidaritetit të të gjithë qytetarëve të Republikës sonë.

Uroj që në këtë muaj të shenjtë në të gjitha familjet tuaja të ketë edhe më shumë lumturi, paqe, harmoni dhe agjërim të lehtë.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, edhe njëherë Ju shpreh përgëzimet më të sinqerta.


Hashim Thaçi

Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës

 
Telegramurimi me rastin e fillimit të ramazanit Myftiu Tërnava ka marrë edhe nga kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli,nga lideri i LDD-së, akad. Nexhat Daci, nga kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj e shumë personalitet tjera.
 
< I mėparshmi   Tjetri >

Vërejtje! Jeni duke shfletuar verzionin e vjetër të websajtit.
Kaloni në verzionin e ri, duke klikuar KËTU!