Bashkėsia Islame e Kosovės

Ajet kuranor:

53:39. Dhe se njeriut nuk i takon tjetėr vetėm se ajo qė ka punuar.

Myftiu i Kosovės mr. Naim Tėrnava priti reisin e BI tė Bosnjės dhe Hercegovinės dr. Mustafa Ceriq Printoni E-mail
Prishtinë, 6 gusht 2009
Gjatë konferencës për shtyp
Sot në selinë e Kryesisë së Bashkësisë Islame, Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava priti Reis - ul- Uleman e Bashkësisë Islame të Bosnjës e Hercegovinës, Dr. Mustafa Cerić i cili me ftesë të myftiu po qëndron për vizitë treditore në Kosovë.
Myftiu Tërnava, pasi ka falënderuar reisin për vizitën në Kosovë, e falënderoj atë për kontributin e tij për Kosovën si dhe e njohu mysafirin e lartë nga Bosnja dhe Hercegovina me organizimin, punën, arritjet dhe sfidat e Bashkësisë Islame të Kosovës.
“I nderuar Reis ju siç e dini, Bashkësia Islame e Kosovës gjatë luftës ka qenë një ndër institucionet më të dëmtuara në Kosovë,  mirëpo fal Zotit me organizimin tonë dhe ndihmës së miqve e vëllezërve tanë nga bota,  kemi arritur që ti sanojmë dëmet e luftës”.
Myftiu e njohu Reisin edhe me punën në institucionet arsimore të BI, si në FSI dhe në medrese.
Gjithashtu, Myftiu Tërnava, reisin e Bashkësisë Islame të Bosnjës dhe Hercegovinës, e njohu edhe me arritje e Kosovës në fushën shtetndërtimit që nga shpallja e pavarësisë së vendit.
Myftiu, gjithashtu, foli edhe për angazhimin e vazhdueshëm të Bashkësisë Islame për të krijuar një ambient të qetë në Kosovë, ku të gjitha komunitetet jetojnë në paqe, e harmoni duke respektuar të drejtat dhe duke njohur vlerat e virtytet e njërit-tjetrit. Takim
Gjithashtu, myftiu tha se Bashkësia Islame e Kosovës është e interesuar që të jap kontributin e saj edhe në bashkëpunim me bashkësitë e tjera fetare në rajon për një Ballkan të qetë e stabil. Myftiu potencoj edhe nevojën e rivendosjes së kontakteve dhe të lidhjeve të ndërprera që 15 vjet në mes Kosovë dhe Bosnjës, si rezultat i luftërave që ndodhën në dy shtetet tona.
 Ndërsa, Reis- ul - Ulema i BI të Bosnjës-Hercegovinës tha se ndihet i privilegjuar që viziton Kosovën e lirë, për se u shpreh: “Jam këtu që të përkrah të drejtën e populli të Kosovës që të jetoj në liri të plotë. Populli ynë dhe populli juaj kanë bërë luftë për të jetuar të lirë, dhe falë Zotit kjo sot është realitet. Ne dikur kemi jetuar në një shtet të përbashkët, por fatkeqësisht shkatërrimin e atij shteti popujt e dy vendeve tona e paguan më së shtrenjti, andaj ne sot jemi këtu që të shohim mundësin e rivendosjes së lidhjeve tona natyrore të ndërprera pa vullnetin tonë”.Në takim
Më tutje Reisi tha: “Ne jemi këtu që të kontribuojmë edhe në lirinë e lëvizës, si një e drejtë themelore e njeriut dhe tu bëjmë të ditur të gjithëve se nga Sarajeva mund të lëvizet lirshëm nëpër Ballkan dhe të vizitojmë lirshëm vëllezërit tanë, e me ta të bisedojmë për një të ardhëm më të mirë”.
Ishte konstatim i përbashkët se në Ballkan jetojnë 10 milion mysliman, ku shqiptarë dhe boshnjakë përbëjnë shumicën absolute, janë popuj autokton që shumica i përkasin fesë islame, jo vetëm në Ballkan por edhe në Evropë, dhe nga është e drejtë që të prezantojnë vlerat islame në mënyrë që t’ua lehtësojnë rrugën e integrimit myslimanëve drejt BE si dhe para të tjerëve të paraqesin një pasqyrë reale për islamin, larg interpretoi ekstrem.
Myftiu Tërnava dhe Reisi Cerići pritet që të nënshkruajnë një memorandum bashkëpunimi.
 
< I mėparshmi   Tjetri >