Bashkėsia Islame e Kosovės

Ajet kuranor:

24:27. O ju qė besuat, mos hyni nė shtėpi tė huaja pa kėrkuar leje dhe pa pėrshėndetur njerėzit e saj. Kjo ėshtė mė mirė pėr ju nė mėnyrė qė tė merrni mėsim.

Myftiu Tėrnava priti gjeneralin Keith Jons Printoni E-mail
Prishtinë, 24 06 2009
Myftiu ne takim me Jons
Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava priti sot Komandantin BSH të Lindjes në kampin “Bondestil”, Keith Jons, të cilin e njohu me organizimin e Bashkësisë Islame të Kosovës. Myftiu, gjithashtu, e njohu komandantin amerikan edhe me arritjen, sukseset dhe sfidat e Bashkësisë Islame të Kosovës.
Myftiu edhe kësaj radhe falënderoj gjeneralin për kontributin e pranisë ushtarake amerikane në Kosovë. “Prania juaj në Kosovë në kuadër të  KFOR-it është faktor stabiliteti, jo vetëm për Kosovën, por për tërë rajonin. Për kontributin që kanë dhënë SHBA-të për lirinë dhe ndërtimin e Kosovës si shtet i lirë e demokratik, populli  ynë është mirënjohës”- tha myftiu Mr. Naim Tërnava  .
Gjenerali Jons u shpreh se situata e sigurisë në BSH të Lindjes është e qetë. Gjenerali vlerësoj lartë angazhimin dhe kontributin e Bashkësisë Islame të Kosovës për kultivimin e tolerancës dhe mirëkuptimit ndërfetar.
 
< I mėparshmi   Tjetri >