| Fjala e Myftiut nė hapjen e seminarit me arabologėt nga trojet shqiptare |
|
|
|
Prishtinë, 9 prill 2007 Kosovës i duhen edhe votat e 54 shteteve islame Besoj që edhe në të ardhmen do të vazhdoje me aktivitet të tilla, ndaj për ne – Kryesinë e BI të Kosovës është një nder i madh që sot kemi para nesh vëllezërit tanë të cilët na vinë nga Maroku dhe Tunizi që përfaqësojnë këtu dy organizata të respektuara. Sigurisht në këtë kohë nëpër të cilën po kalon Kosova sadopak të kontribuohet për pavarësinë e Kosovës, për ardhmërinë e vendit tonë do të jetë një obligim i yni. Dhe vetëm një mik nëse e bëjmë për vete nga një shtet do të jetë në funksion të aspiratave tona dhe kontributi sado i vogël për Kosovën është me prioritet më shumë se kurrë. ![]() Ndaj unë edhe një here i falënderoj të gjitha ata që janë marrë me përgatitjen e këtij seminari nga kabineti im, falënderoj gjithashtu edhe anëtarët e Kryesisë si dhe mos të harrojmë edhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me Fakultetin e Studimeve Islame të Prishtinës dhe me Medresenë e mesme “Alauddin” të Prishtinës, dhe ky bashkëpunim e begaton edhe më shumë këtë organizim dhe kjo na jep kuraje që të organizojmë edhe seminare e aktivitete të tjera të fushave të ndryshme. Është një e vërtet e madhe ndoshta pa dashje, ose pa e pasuar të qartë vizionin për ardhmërinë e vendit tonë, bota islame është lënë anash nga Grupi i Unitetit i Kosovës, ndaj lënia anash e kësaj bote që po e them pa dashje ose pa ndonjë guxim të madh politik po rezulton se është bërë një lëshim në këtë fushë dhe mendoj që ky boshllëk duhet që të plotësohet me një aktivitet të madh të Grupit të Uniteti dhe të Institucioneve të Kosovës që të lidhen edhe me at botë- Botën Islame dhe kështu të marrin edhe përkrahjen e tyre që tani më së tepërmi i duhet Kosovës si nga Konferenca Islamike nga Liga Arabe dhe nga shtetet islame që kanë përfaqësuesit e tyre në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, sepse jam shumë i blinduar që pas një ose dy muajsh kur do të mbahet mbledhja e OKB për Kosovën ska dyshim se Kosovës i duhen edhe votat e 54 shteteve islame që do të thotë shumë për Kosovën dhe nuk do të them që do të jenë vendimtarë por do te jetë një përkrahje jashtëzakonisht e madhe. Edhe në këtë drejtim Bashkësia Islame e Kosovës po ju them të gjithëve pa sugjerime nga grupi i unitetit apo nga qeveria e Kosovës, jo vetëm tash por që nga viti 1989 e deri sot ka bërë në vazhdimësi sensibilizimin e çështjes së Kosovës, ku në takime të shumta e në konferenca e kongrese të shumta, pastaj në takime zyrtare duke përfshirë këtu edhe takimet me kryetra shtetesh ka ngitë zërin për ardhmërinë e vendit tonë . Sigurisht që edhe këto ditë Bashkësia Islame e Kosovës në takime që ka pasuar po bënë atë që duhet bërë për vendin tonë ku i madhi zot na ka krijuar këtu dhe ky vend është i joni dhe ne që i përkasim besimit islam 95% na takon që të japim kontributin tonë edhe më të madh në këtë fushë . E lus Zotin xh.sh.që edhe prijatarët tanë politik ti vetëdijësojë edhe më tepër politikisht e kombëtarisht mirëpo në të njëjtët kohë të kenë guxim edhe më të madh politik mos të hezitojë dhe ët mos kenë dymendësi kur duhet që të jepet kontributi për ardhmërinë e vendit tonë . Ishalla Zoti xh.sh. na i plotëson dëshirat tona dhe në të ardhëm e afërt do të kemi edhe shtetin tonë. Shtetin të cilin e kemi formuar me gjakun e bijve dhe bijave tona me një sakrificë të madhe gjithë popullore tash e 100 vjet. Besoj që këtu do të jetë një përkrahje e madhe nga të gjithë shqiptarët nga Shqipëria, Maqedonia Mali i Zi Presheva e Bujanoci. Ndaj edhe njëherë urime e suksese dhe e shpalli të hapur këtë seminar duke ju dëshiruar suksese në punën tuaj. |
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|