Bashkėsia Islame e Kosovės

Ajet kuranor:

37:38. Ju, patjetėr do ta pėrjetoni dėnimin mė tė ashpėr.

Dekani i FSI-sė, dr. Rexhep Boja priti dekanin e FShI-sė tė Sarajevės dr. Ismet Bushatliē Printoni E-mail

 bislame.net

Një delegacion i Fakultetit të Shkencave Islame të Sarajevës i kryesuar nga Dekani, dr. Ismet Bushatliç vizitoi sot Fakultetin e Studimeve Islame të Prishtinës, ku u pritën nga Dekani dr. Rexhep Boja me bashkëpunëtorë.
Dekani Boja pasi që i falënderoi mysafirët nga Fakulteti i Shkencave Islame të Sarajevës për vizitën i njohu ata me historikun, suksesin dhe sfidat e Fakultetit të Studimeve Islame të Prishtinës. Dr. Boja mysafirët nga Sarajeva i njohu edhe me planet dhe programet e FSI-së si dhe me përgatitjet për hapjen e studimeve posdiplomike, përse kërkoj edhe ndihmën dhe eksperiencën e Fakultetit të Shkencave Islame të Sarajevës.


Dekani Bushatliç u shpreh i gatshëm për të ndihmuar Fakultetin e Studimeve Islame, qoftë përmes kuadrit, literaturës si dhe duke vënë në dispozicion eksperiencën e Sarajevës.
“Shpresoj që në të ardhmen kontaktet tona do të jenë shumë më dinamike dhe më të frytshme si në këmbimin e studentëve, këmbimin e kuadrit akademik si dhe në hartimin e objektivave të përbashkëta për studime posdiplomike në fushat e islamologjisë.” - u shpreh dekani Bushatliç.
Dr. Boja dhe dr. Bushatliç u pajtuan që shumë shpejt të nënshkruajnë protokollin e bashkëpunimit në mes të dy institucioneve respektive.
Dr. Bushatliç ftoi dr. Bojën që ta vizitoj Fakultetin e Shkencave islame në Sarajevë.
Në takim qenë të pranishëm edhe drejtuesit e lartë të Fakulteti të Studimeve Islame të Prishtinës, mr. Qemajl Morina – prodekan, Xhabir Hamiti- sekretar i FSI si dhe një numër i profesorëve të FSI-së, ndërsa nga Fakulteti i Shkencave Islame të Sarajevës qenë edhe dr. Hafiz Fazliç, dr. Adnan Silajxhiç, dr. Muhamed Kico, dhe mr. Orhan Bajrektareviç.
 
< I mėparshmi   Tjetri >