Bashkėsia Islame e Kosovės

Ajet kuranor:

55:13. E, cilėn tė mirė tė Zotit tuaj po e mohoni (ju o njerėz dhe ju o xhinė)?

Myftiu Tėrnava u prit nga kryeministri turk Erdogan Printoni E-mail
Prishtinë, 22 prill 2009

bislame.net

Ankara, Sot në ora 17:00 në rezidencën zyrtare të qeverisë turke në Ankara Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava u prit nga kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, i cili Myftiut i rezervoi një pritje të ngrohtë e vëllazërore.
Në takim, Myftiu Tërnava, pasi e falënderoi Kryeministrin Turk për pritjen edhe njëherë i shprehu mirënjohje për kujdesin dhe kontributin e tij, të qeverisë dhe populli turk për Kosovën.

“Z. Kryeministër, sinqerisht ju falënderoj në emër të populli të Kosovës për kontributin Tuaj për Kosovën si para ashtu edhe pas Pavarësisë së vendit. Populli i Kosovës tek Ju sheh një mik të madh dhe ne presim përkrahjen dhe mbështetje Tuaj si deri më tash.” - i ka thënë Myftiu Tërnava, kryeministrit turk, Rexhep Taip Erdogan. 
Myftiu ka kërkuar që kryeministri Erdogan personalisht dhe diplomacia turk të përdorin ndikimin e tyre në shtetet mike të Turqisë, e sidomos në shtetet e Konferencës Islamike që ende kanë hezitim për ta njohur Kosovën, që këtë ta bëjnë sa më parë.
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!

Kryeministri turk nga ana e tij i ka thënë Myftiu se, Turqia si deri më tash edhe në të ardhmen do të jetë një përkrahëse e fuqishme e shtetit të Kosovës në rrugën e saj për t’u konsoliduar në arenën ndërkombëtare. Madje, Kryeministri turk u shpreh se edhe ai vet po edhe diplomacia turke do të vazhdojnë që të lobojnë në shtetet që ende nuk e kanë njohur Kosovën.
Myftiu Tërnava dhe kryeministri turk Erdogan biseduar edhe për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që kanë dy bashkësitë islame të dy vendeve. Myftiu e njoftoi kryeministrin se me DIJANET-in e Turqisë kanë bashkëpunim të shumanshëm, bashkëpunim ky i fokusuar në krijimin e mirëbesimit në mes komunitete dhe popujve, si dhe angazhimin për paqe, tolerancë e mirëkuptim.
 
< I mėparshmi   Tjetri >