Vërejtje! Jeni duke shfletuar verzionin e vjetër të websajtit.
Kaloni nė verzionin e ri, duke klikuar KĖTU!
| Myftiu Tėrnava nė xhaminė e Kastriotit |
|
|
|
Mevludit është një ndër traditat më pozitive të popullit tonë me të cilin shprehet respekti ndaj Muhamedit a.s.
Të premten më 20 mars 2009, Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava i shoqëruar nga kryeimami Sabri efendi Bajgora, namazin e xhumasë e falën në xhaminë e Kastriotit (ish-Obiliq). Më pas Myfti foli për rëndësinë që ka edukimi i drejt i njerëzimit dhe për misionin që kanë pasur pejgamberet që nga Ademi e deri tek Muhamedi a.s. përse Myftiu u shpreh: “Krijuesi Suprem i Gjithësisë, krijoi gjithçka ka në të, por kjo do ishte e pa vlerë sikur të mos kishte dërguar krijesën më të mirë, e më të veçuar - njeriun. Kjo krijesë është e veçantë nga të gjitha krijesat, sepse është e vetmja që pranoi të marr përsipër obligimet nga Allahu xh.sh. Andaj Allahu kur e krijoi njeriun e parë Ademin a.s., atij i dha vahjin e që me këtë është edhe pejgamberi i parë”. Më tutje Myftiu tha: “Allahu e edukoi dhe e udhëzoj si të veproj e me këtë zë fill jeta e njeriut në këtë botë. Allahu dërgoj shumë pejgamber me të vetmin qëllim që ta udhëzoj njeriun se si të jetojë me dinjitet në këtë botë, dhe si ta besojë Zotin Një. Ne falënderojmë Allahun që na bëri të jemi umet i Muhamedi a.s.. E kur jemi këtu na shkon mendja tek Muhamedi a.s., aq më tepër kur jemi në muajin e lindjen së Muhamedit që ne e përkujtojmë me dinjitetin e pietet të lartë. Për Muhamedin, Allahu xh.sh. në Kuran thotë: “Ne të dërguam Ty (Muhamed) vetëm si mëshirë për të gjitha krijesat (botrat)”. Sot pas më shumë se 1430 vjet pas Muhamedit, ymeti i tij është për hapur në tërë botën dhe përbën një ndër besimet më të mëdha në botë me 22 % të popullatës botërore. ![]() Muhamedi a.s. edhe para me qen pejgamber ishte shembull si për sjellje ashtu edhe për moral. Ne si besimtarë duhet që të jemi krenar sepse Kurani nuk na mësoj në konflikte, luftë e urrejtje, por urdhër i parë në Kuran është Lexo, mëso e përpara. Kjo është filozofia e islamit, ky është çelësi i islamit. Andaj, ne duhet që të njihemi krenar me këtë parim. Për moralin dhe misionin e pejgamberi për njerëzit në Kuran thuhet: “O Muhamed ty të kemi ngjitur në piedestalin më të lartë të moralit””. Në fjalën e tij myftiu foli për traditën e manifestimit të Mevludit, si traditë pozitive tek populli ynë për të cilin tha: “Në Kosovë ka tentime nga qarqe të ndryshme që ne ta harrojmë Muhamedin a.s., ka prej të ashtuquajturve hoxhallarë të cilët thonë nuk bënë ta përkujtojmë Muhamedin a.s..! Por, ne pyesim a ka gjë më të mirë sesa kujtohet Muhamedi a.s. Ky vend, ka pasur gjithherë hoxhallarë të njohur që kanë ditur ta edukojnë xhematin tonë drejt në rrugë të Zotit. Ata e kanë ditur më mirë se ne vlerën dhe rëndësinë që ka Mevludi. Në manifestimin e mevludit, ku këndohet Kurani, ku këndohen salavate për pejgamberin, ku dëgjohet historia e Muhamedit dhe ligjërohet për konditat e fesë, çfarë të keqe ka këtu?!. Manifestimi i Mevludit është një ndër traditat më pozitive të popullit tonë me të cilin shprehet respekti ndaj Muhamedit a.s.”. Faljes së farzit të namazit të xhumasë i priu kryeimami i Kosovës, Sabri ef. Bajgora. |
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|