Bashkėsia Islame e Kosovės

Ajet kuranor:

19:79. Jo, nuk ėshtė ashtu, po Ne do tė shėnojmė atė qė po e thotė ai, dhe do t’i vazhdojmė atij dėnim pas dėnimi.

Delegacioni BIK-ut viziton Ambasadėn e Kosovės nė Ankara Printoni E-mail
Ankara, 25 mars
bislame.net 
Në kuadër të seminarit që është duke e organizuar nga DIJANET-i i Turqisë në ditën e katërt të seminarit që po mbahet për trajnimin e administratës dhe personelit e Këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovë, sot pjesëmarrësit janë trajnuar në pesë grupe në sektorët e ndryshme të DIJANET-it duke u njoftuar për së afërmi me përvojën, sistemin dhe traditën e punës së zyrtarëve të këtij institucioni më të lart fetar në Turqi.  
Delegacioni gjatë ditës ka vizituar edhe njërën nga xhamit më të vjetra të Ankarasë, “Haci Bayrami Veli Cami Serifi” e cila është ndërtuar para katërqind viteve, kurse para 300 viteve është rindërtuar përsëri, pasiqë ishte shkatërruar nga tërmeti. bislame.netMë pas delegacioni i BIK-ut ka vizituar edhe Ambasadën e Republikës së Kosovës në Ankara, ku u pritën nga ambasadori z. Bekim Sejdiu. Ishte një pritje vëllazërore dhe impresionuese për të gjithë ngase për herë të parë po vizitohet ky institucion nga një përbërje e tillë. Ambasadori Sejdiu ka falënderuar Myftiun Naim ef. Tërnava.bislame.net
 Për nder të mysafirëve, Myftiu i Ankarasë Mustafa Hakë Yzel ka shtruar një darkë në restorantin “Canli Konak” ku ka vlerësuar dhe vënë në dukje se marrëdhëniet e DIJANEIT-it me BIK-un janë tejet të mira dhe ka premtuar se këto marrëdhënie vëllazërore do të thellohet edhe më shumë në të ardhmen në të mirë të dy popujve.
 
< I mėparshmi   Tjetri >