|
Në Ferizaj është mbajtur manifestimi i qendror i lindjes së Muhamedit a.s organizuar nga Këshilli i Bashkësis Islame të Ferizajt, ku morrën pjesë myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës Mr Naim ef Tërnava, përfaqësues të KFOR-it amerikan, strukturat më të larta udhëheqëse të Kuvendit Komunal të Ferizajt, përfaqësues të subjekteve politike, e shumë xhematlinjë të tjerë.
Myftiu Tërnava në fjalën e tij cili duke i përshëndetur të pranishmit ka aktualizuar nevojën e valorizimit të vlerave dhe bashkëpunimit më të ngushtë mes të gjithëve. Allahu na ka krijuar që të njihemi mes vete, jo të luftojmë mes vete, e jo që të mos respektojmë njëri tjetrin dhe të krijojmë hapësirë bashkëpunimi me të gjithë pavarësisht gjuhën dhe vendit ku jetojnë njerëzit. Myftiu Tërnava ka ofruar mbështetje të BIK-ut për të gjitha zhvillimet politike, ekonomike dhe shoqërore të vendit e veçanërisht për përforcimin e vendit dhe institucioneve tona. Myftiu ishte shumë decidive në fjalën e tij kur foli përkitazi me ngjarjet e fundit. ” Nuk do të tolerojmë ndërhyrjen e askujt për të futur përçarje e ndasi mes nesh. Nuk do të largohemi asnjë milimetër nga parimet që na urdhëron Kur’ani edhe Muhamedi a.s,por ato parime janë të shëndosha që na shtyn të respektohemi mes vete , të respektojmë besimet tjera, na bëjn që të jetojmë në tolerancë e paqe me të tjerët “ ka shtuar Myftiu, Naim ef.Tërnava. Ai poashtu ka nënvizuar se ky tubim madhështor na ka tubuar sot këtu që edhe pas 14 shekujve të rikujtojmë ardhjen e në jetë të Muhamedit a.s.I madhi Zot në vazhdimësi dërgoi pejgamber, nga Ademi a.s e deri tek Muhamedi a.s që ne pjesëtarët e besimit islam asnjëherë nuk bëjmë dallime në mesin e pejgambereve, që të gjithë i besojmë pa pik dallimi, pavarësisht vendit ku janë dërguar,apo kombit që i kanë ardhur dhe për neve që të gjithë janë të dërguar të Zotit që janë dërguar me qëllimin e vetëm që të thërrasin në besimin e Zotit një, të largojnë prej idhuj adhurimeve të shumta dhe të krijojmë mundësin e bashkëpunimit sa më të mirë e të madh mes njerëzve, dhe ardhjen e Muhamedit a.s si pejgamber të fundit ishte paralajmëruar nga pejgamberet e mëhershëm. Në këtë kohë të dërgimit të pejgamberit kishin humbur vlerat reale që kishte njeriu, shoqëria njerëzore shkonte ka një dekadencë ka një humnerë e skuterë e paparë ndonjëherë, nuk respektohej asnjë vlerë njerëzore andaj u ndinte nevojë e madhe që i madhi Zot ta dërgonte edhe pejgamberin e fundit, Muhamedin a.s me kryedhuratën qiellore Kur’anin, libër udhërrëfyes që drejton njeriun ka e ardhmja ,prosperiteti dhe ka siguria e tërë njerëzimit pavarësisht besimit që i takojnë, apo pozitën gjeostrategjike ku jetojnë apo gjuhën që ata flasin. Kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame të Ferizajt, Fehmi ef.Mehmeti duke përkujtuar personalitetin e Muhamedit a.s përkujtojmë vlerat e tolerancës njerëzore. ” Edhe kësaj radhe si tradicionalisht po organizojmë këtë manifestim madhështor në respekt dhe rikujtim të personalitetit dhe vlerave me të cilat erdhi Muhamedi a.s për mbar njerëzimin.Ai ishte i dërguar i Allahut xh.sh, tregtar i drejt, burrë shteti, orator i mirë, reformator shoqëror, strehë për të varfrit, mbrojtës i skllevërve, bujaria sinqeriteti,moral i lartë, falja fisnikëria të gjitha këto ishin cilësi të mishëruara në personalitetin e tij ” ka thënë mes tjerash Fehmi ef Mehmeti, kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame të Ferizajt. |