| Nė Prishtinė u mbajt mbledhja e parė e Kuvendit tė BI-sė nė pėrbėrje tė re |
|
|
Prishtinë, 16 mars 2009 ![]() GJYKOHEN RASTET E DHUNËS
Kuvendi i Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e vet të mbajtur më datën 14.03.2009, përveç tjerash, debatoj edhe për rrjedhat e përgjithshme të Bashkësisë Islame. Në këtë takim të organit më të lartë ligjdhënës të BI-së të Kosovës, kujdes i veçan iu kushtua edhe rasteve të dhunës të shfaqura kohëve të fundi ndaj zyrtarëve dhe punonjësve të Bashkësisë Islame të Kosovës. Kuvendi i Bashkësisë Islame konsideron se rastet e tilla të dhunës kanë shkaktuar shqetësim të madh jo vetëm te anëtarët e Kuvendit por edhe më gjerë. Mbi të gjitha ato i konsideron atak ndaj organeve dhe institucioneve të BI-së dhe ndaj titullarëve të tyre. Në fund të kësaj mbledhje, Kuvendi miratoi këto vendime:1. Kuvendi i BI-së të Kosovës kërkon nga organet kompetente shtetërore të Kosovës që në afat sa më të shkurtër të rregulloj statusin ligjor të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe bashkësive tjera fetare në vendin tonë. 2. Kuvendi i BI-së kërkon që organet e rendit të Republikës së Kosovës të merren intensivisht me gjetjen e aktorëve të sulmeve ndaj nëpunësve dhe zyrtarëve të Bashkësisë Islame të Kosovës si dhe ti ndërmarrin të gjitha masat preventive për parandalimin e veprimeve të tilla. KRYETARI I KUVENDIT, Dr. Xhabir HAMITI |
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|