Vërejtje! Jeni duke shfletuar verzionin e vjetër të websajtit.
Kaloni nė verzionin e ri, duke klikuar KĖTU!
| Populli i Kosovės pret njohjen dhe pėrkrahjen nga vendet e botės islame |
|
|
|
Prishtinë, 5 mars 2009
Në hapjen solemne të kongresin ishin të pranishëm shumë personalitete nga jeta politike, shoqërore dhe fetare e Egjiptit. Në këtë kongres marrin pjesë më tepër se 80 përfaqësues të shteteve të ndryshme nga mbarë bota. Prania e myftiu të Kosovës në këtë kongres zgjoi interesimin e medieve që përcjellin kongresin shumë prej të cilave si NILE TV, TV HAFIDH, EGYPT NEWS etj, intervistuan Myftiun Tërnava me ç’rast u interesua për zhvillimin në Kosovë. Vlen të ceket që myftiu edhe në takime me pjesëmarrësit në kongres e edhe në prononcimet për media iu bëri thirrje përfaqësuesve politik shtetëror që sa më parë ta njohin shtetin e Kosovës. Populli i Kosovës pret njohjen dhe përkrahjen nga vendet e botës islame, për ne është i pakuptimt hezitimi i botës arabo - islame për të njohur shtetin e Kosovës . Myftiu Tërnava tha pos të tjerash se pavarësia e Kosovës ka prodhuar efekte të stabilitetit politik në rajon. |
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|