Vërejtje! Jeni duke shfletuar verzionin e vjetër të websajtit.
Kaloni nė verzionin e ri, duke klikuar KĖTU!
| Kryesia e BI tė Kosovės dėnon sulmit ndaj Ejup Kransiqit |
|
|
|
Prishtinë, 24 shkurt 2009 Kryesia e Bashkësisë islame të Kosovës në mbledhjen e djeshme përpos të tjerash ka dënuar edhe sulmin ndaj bibliotekistit të FSI - së i cili njëherë kryen edhe detyrën e imamit në fshatin Makoc të komunës së Prishtinë Ejup Krasniqi. Është përgjegjësi e imamit që të jetë i pranishëm në xhemat dhe të tu përgjigjet atyre qoftë në raste gëzimi qoftë në raste hidhërimi. Por, është krejt e pa pranueshme që dikush të gjykoj për veprimet që kanë të bëjnë me traditën islame në Kosovë. I vetmi institucion legal e legjitim që merret me organizimin, zhvillimin dhe mbikëqyrjen e jetës fetare islame në Kosovë është Bashkësia Islame e Kosovës dhe institucionet e saja kompetente. Tentimi për tu përzier në punët dhe kompetencat e BI -së është i papranueshëm, madje po aq i papranueshëm është edhe dhënia e fetfave nga njerëz të ndryshëm që nuk kanë as dijen e duhur e as legjitimitete e këtij populli. Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës dënon edhe njëherë fuqishëm rastin e sulmit nga Ejup Kransiqit dhe kërkon nga organet e ndjekjes që sa më parë të gjejë autorët e kësaj vepre kriminele e ti nxjerr para drejtësisë. Dhuna, shantazhi dhe atakimi i bartësve të funksioneve të BI - së është atak edhe mbi shoqërinë kosovare dhe sulm i drejtpërdrejt në institucionet e BI-së. Andaj edhe njëherë kërkojmë që autorët e këtyre veprave të shëmtuar të zbulohen sa më parë. |
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|