| Prononcim i Kryesisė sė Bashkėsisė Islame tė Kosovės |
|
|
|
Prishtinë, 19 mars 2005 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës dënon ashpër plaçkitjen dhe maltretimin e titullarëve të Kishës katolike që ka ndodhur ditën e diele në fshatin Binçë të Vitisë. Ky është një akt i ulët dhe i mjerë i drejtuar kundër objekteve dhe titullarëve fetarë e që synon të cenojë lirinë dhe të drejtën e fesë. Objektet fetare duhet të ndihmohen e kurrsesi të plaçkitën. Kryesia shpreh shqetësimin e saj se pos plaçkitjes si motiv me këtë rast është atakuar edhe famullitari që është një rast pa presedencë deri me tash tek ne. Një akt të tillë e konsiderojmë jo njerëzor dhe si i tillë është për shqetësim. Ne kërkojmë nga organet e rendit që kryesit e kësaj vepre jonjerëzore të kapën sa më parë dhe të vihen para drejtësisë. Shpresojmë që akte të tilla të mos përsëriten! Myftiu i Kosovës Mr. Naim Tërnava |
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|