Prishtinë, 16 shkurt2009  Qytetarë të dashur! Me rastin e përvjetorit të parë të pavarësisë së vendit tonë, në emrin tim dhe të institucioneve të BIK-ut pranoni urimet e tona, kushtuar kësaj date historike për popullin tonë. Shkurti i vitit 2008 s’ka dyshim se është ngjarja më e rëndësishme në historiografinë më të re të populli tonë, ngase më 17 shkurt 2008 familjes së shteteve të botës iu shtua edhe një shtet, shteti i Kosovës. Këtë ditë, institucionet e vendit tonë në koordinim të plotë me faktorët relevant ndërkombëtarë dhe me përkrahjen e miqve tanë, shpallën Kosovën shtet të pavarur e sovran.
Qytetar të nderuar! Shpallja e shtetit të Kosovës ishte një ëndërr e kamotshme e populli tonë. Breza të tërë kontribuuan në mënyra të ndryshme për të realizuar të drejtën e populli të Kosovës për vetëvendose, liri e jetë të dinjitetshme, e drejtë kjo e garantuar nga Zoti, dhe nga aktet ndërkombëtare por që fatkeqësisht gjysmës së populli tonë padrejtësisht i qe mohuar thuajse një shekull më parë. Qytetar të nderuar! Në vitin e parë të pavarësisë populli i Kosovës dhe institucionet e saj me përkushtim krijuan aktet normative për një shtet funksional, të bazuar në parimin e qytetarisë duke respektuar të drejtat e të gjitha komuniteteve që jetojnë e punojnë në Kosovës. Tani një vit pas shpalljes së pavarësisë, vendi ynë është njohur nga 54 vende të botës së lirë e demokratike, ndërsa institucionet tona kanë miratuar Kushtetutën e vendit, kanë përzgjedhur flamurin dhe himnin, kanë themeluar misionet diplomatike e kështu më radhë. Lirisht mund të themi se kemi krijuar bazën e shtetësisë funksionale të shtetit, mirëpo në të ardhmen na presin edhe shumë sfida e përgjegjësi për të bërë Kosovën vend të dashur për të gjithë qytetarët, vend me perspektivë për të rinjtë, vend që ofron dinjitet për të moshuarit, vend të sigurt për investitorët dhe vend demokratik për të gjitha komunitetet. Qytetar të nderuar! Tani kur shteti ynë është realitet nga ne lypset që të kontribuojmë që të ndërtojmë atë dhe në përvjetorin e ardhshëm të numërojmë më shumë rezultate në fushën e ekonomisë, të mirëqenies dhe zhvillimit ekonomik të vendit. Urimet e mia shkojnë për të gjithë liderët institucionalë e politikë të Kosovës, qytetarët tanë në Kosovë e diasporë dhe për të gjithë miqtë tanë. Edhe një herë urime e gjithë të mirat, shëndet e dashuri, Zoti e mëshiroftë popullin e Kosovës. Me respekt Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava |