Vërejtje! Jeni duke shfletuar verzionin e vjetër të websajtit.
Kaloni nė verzionin e ri, duke klikuar KĖTU!
| Myftiu Tėrnva priti kryetarin e Kėshillit tė Liderėve Fetar tė Evropės peshkopin Gunar Shtolset |
|
|
Prishtinë, 13 shkurt 2009 Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava ka pritur sot në një takim pune peshkopin norvegjez Gunar Shtolset i cili është kryetar i Këshillit të Liderëve Fetar të Evropës.Peshkopi Shtolset po qëndron për vizitë në Kosovës pas qëndrimit dy ditësh në Beograd, ku ka takuar edhe zyrtarët e lartë të Kishës Ortodokse Serbe për të ringjallur dialogun ndërfetar. Në takim me Myftiun Tërnava, peshkopi Shtolset çmoi kontributin e Bashkësisë Islame të Kosovës për gatishmërinë e saj që të jetë pjesë aktive e bërjes së paqes si dhe angazhimin e përhershëm të saj për krijimin e kushteve për një klimë të mirëbesimit për komunitetet që jetojnë në Kosovë. Myftiu Tërnava e falënderoi peshkopin Gunar Shtolset për ndihëm që ofron në ringjalljen e dialogut ndërfetar me ç’rast shprehu gatishmërinë e Bashkësisë Islame që të japë kontributin e saj në këtë drejtim për se Myftiu tha: “Ne si bashkësi si edhe deri tash, jemi të përkushtuar që të kontribuojmë në vazhdimin dhe forcimin e dialogut mes komuniteteve fetare që jetojnë në Kosovë. Është në misionin e bashkësive fetare që të japin kontributin e tyre sipas parime hyjnore për t’i ofruar njerëzit. Ne udhëheqësit fetarë duhet të angazhohemi për krijimin e një stabiliteti të qëndrueshëm jo vetëm në Kosovë por edhe në tërë rajonin e Ballkanit”. Ndërsa duke folur për kultivimin e tolerancës ndër shqiptarët, Myftiu tha: “Toleranca dhe mirëkuptimi ndërfetar për ne si popull është vlerë e kultivuar me shekuj dhe jemi shumë të angazhuar që këtë vlerë ta kultivojmë edhe me popujt e tjerë”. Dy bashkëbiseduesit u dakorduan që Konferenca e ardhshme ndërfetare (ku do të marrin pjesë bashkësitë fetare të Kosovës) të mbahet në javën e parë të tetorit të këtij viti. |
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|