| Myftiu i Kosovės Mr. Naim Tėrnava priti ish- kardinalin e Uashingtonit McCarrik |
|
|
Prishtinë, 11 shkurt 2009 Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava ka pritur sot në selinë e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, ish-kardinalin e Uashingtonit dhe anëtarin e Bordit të CRS-së, Theodore McCarrik. Ipeshkvin McCarrik, Myftiu Tërnava e falënderoj për kontributin e tij që ka dhënë për Kosovën dhe e njohu atë për rolin e bashkësive fetare në rrethanat e reja të krijuara në Kosovë.
Myftiu Tërnava gjithashtu e njohu kardinalin edhe me angazhimet dhe kontributin e Bashkësisë Islame për krijimin e klimës së mirëbesimit për të gjithë banorët e Kosovës pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike a fetare. ![]() Kardinali McCarrik u shpreh i kënaqur me të arriturat e Kosovës pas pavarësisë, dhe njëherësh çmoi lartë kontributin e Bashkësisë Islame për proceset nëpër të cilat kaloi Kosova. Kardinali McCarrik u interesua për bashkëpunimin ndërmjet bashkësive fetare. Myftiu tha tradita e bashkëpunimit të bashkësive fetar në Kosovë nuk është një gjë e re, ne si popull njihemi për kultivimin e tolerancës ndërfetare dhe jemi të përkushtuar që edhe në të ardhmen të kultivojmë tolerancën e harmoninë e mirëkuptimin ndërfetar të kultivojmë si një vlerë pozitive e populli tonë që duhet çmuar edhe të tjerët. Në shoqëri të kardinalit McCerrik qe edhe ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës z. Dodë Gjergji. |
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|