Bashkėsia Islame e Kosovės

Ajet kuranor:

17:45. Kur ti e lexon Kur’anin, nė mes teje dhe atyre qė nuk e besojnė botėn tjetėr, Ne vėmė njė perde tė padukshme.

Kryetari i Parlamentit tė Arabisė Saudite dr. Salih Al-Humejd nė takim me Myftiun Tėrnava Printoni E-mail
Prishtinë, 28 janar 2009
 bislame.net
Arabia Saudite shumë shpejt do ta njoh Kosovën e pavarur
Gjatë vizitës së tij në Mbretërinë e Arabisë Saudite, Myftiu i Kosovë Mr. Naim Tërnava është pritur dje nga kryetari i Parlamentit të Arabisë Saudite dr. Salih Al-Humejd. Myftiu Tërnava e ka njohur kryetarin e Parlamentit me të arriturat e Kosovës dhe ka kërkuar nga ai që sa më parë Mbretëria Saudite të marrë vendim që të njohë Pavarësinë e Kosovës. Me këtë rast Myftiu Tërnava tha se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Mbretëria Arabisë e Saudite për ne është shumë me rëndësi kur dihet roli që ka Saudia në shtetet e Botës Islame sidomos tek shtetet që aderojnë në Konferencën Islamike dhe në Ligën Arabe.
Kryetari i Parlamenti saudit i premtoi Myftiut Tërnava se njohja e Pavarësisë së Kosovës  nga Mbretëria e Arabisë Saudite do të vijë shumë shpejt. Gjithashtu kryetari i Parlamentit i premtoi Myftiut Tërnava përkrahjen e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe tek shtetet mike të Saudisë.Image
Në takim me kryetarin e Parlamentit Saudit, Myftiu Tërnava u angazhua edhe për vizita të ndërsjella në nivel të kryetarëve të Parlamenteve të dy vendeve
Para takimit me kryetarin e Parlamentit saudit, Myftiu Tërnava i shoqëruar nga Besim Mehmeti-kordinator i BI të Kosovës për Arabinë Saudite morën pjesë në një seancë pune të Parlamentit Saudit ku u mirëpriten nga parlamentar sauditë e me disa prej të tyre Myftiu Tërnava pati takime të frytshme pune
Sot Myftiu Tërnava pritet që të takoj Myftiun e Arabisë Saudite.
 
< I mėparshmi   Tjetri >