Bashkėsia Islame e Kosovės


Ajet kuranor:

23:41. Atėherė me tė drejtė ata i zuri ushtima (dėnimi) dhe ashtu i bėmė sikur tė ishin hedhurina (mbeturina). Larg qoftė prej mėshirės sė Zotit populli zullumqarė.

Tryezė shkencore Printoni E-mail
Prishtinë, 16 mars 2007


Me rastin e 129 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës organizon:

Tryezë shkencore


Mesazhet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit
në raport me realitetin shqiptar sot


Tezat:
- Qeveria osmane dhe zhvillimi Lëvizjes Kombëtare të Shqiptarëve;
- Komiteti Qendror i Mbrojtjes së të Drejtave të kombit shqiptar;
- Kongresi i Berlinit dhe çështja shqiptare;
- Porta e Lartë dhe Lidhja Shqiptare  Prizrenit;
- Programi i autonomisë së Abdyl Frashrit dhe përkatësia fetare e shqiptarëve në gjysmën e dytë të shekullit XIX-të;
- Vetëdija kombëtare dhe vetëdija fetare e shqiptarëve në epokën e LSHP;
- Manifestimi i  tolerancës fetare te shqiptarët e besimit myslimanë dhe  të besimit katolikë në LSHP;
- Kontributi i kolonive shqiptare dhënë LSHP;
- Myderriz, Haxhi Ymer Prizreni dhe LSHP;
- Plani për krijimin e Principatës katolike shqiptare të Mirditës;
- Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe Lidhja e Dytë e Prizrenit;
- Roli i ulemave në LSHP;
- Objektet  fetare në shërbim  e LSHP;
- Dallimi i qasjes së shqiptarëve për zgjidhjen e kauzës kombëtare në ditët e LSHP-së dhe sot;
- Përpjekjet e shqiptarëve për  mobilizimin e opinionit perëndimor rreth  çështjes shqiptare;  
- Qëndrimit  i diplomacisë evropiane ndaj çështjes shqiptare në kohën e LSHP-së dhe sot;
- Roli humanitar i forcave të  NATO-së në mbrojtjen e popullatës shqiptare të Kosovës gjatë fushatës së vitit 1999;
- Kontributi i shqiptarëve të Amerikës në sensibilizimin e  forcave të vendosjes në administratën amerikane;
- Feja si faktor gjatë ditëve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe sot;
- Përpjekjet e diplomacisë dhe kishës serbe për implikimin e fesë në çështjen e Kosovës;


Tryeza shkencore është paraparë të mbahet në fillim të muajit qershor 2007.

Paraqitja për pjesëmarrje mund të bëhet deri më 01 prill 2007, me rezymenë e kumtesës jo më shumë se një faqe..
Autorët, kumtesat e të cilëve pranohen për tryezë, kumtesat, të plota, të redaktuara dhe të korrigjuara, duhet t’ia dërgojnë organizatorit deri më 20 maj 2007, së bashku me rezyme (në gjysmë faqe) në gjuhën angleze.

Kumtesa për lexim në tryezë nuk duhet të ketë më shumë se 5 faqe, kurse ajo për botim deri një tabak autori.

Personi kontaktues: Ramadan Shkodra
\n Kjo adresė e-mail-i ėshtė e mbrojtur nga spam bots, duhet tė aktivizoni Java skriptet pėr tė parė atė Kjo adresë e-mail-i është e mbrojtur nga spam bots, duhet të aktivizoni Java skriptet për të parë atë
\n Kjo adresė e-mail-i ėshtė e mbrojtur nga spam bots, duhet tė aktivizoni Java skriptet pėr tė parė atė Kjo adresë e-mail-i është e mbrojtur nga spam bots, duhet të aktivizoni Java skriptet për të parë atë
Tel.++ 381 38 224 024

Adresa për paraqitje:
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës
Rr. “Bajram Kelmendi”, 84
10 000 Prishtinë
Tel.++ 381 38 224 024
Tel&Fax ++ 381 38 245 700
E-mail: Kjo adresė e-mail-i ėshtė e mbrojtur nga spam bots, duhet tė aktivizoni Java skriptet pėr tė parė atė
 
< I mėparshmi   Tjetri >