| Kėshilli i Bashkėsisė Islame nė Drenas e dėnon sulmin ndaj kryetarit Osman ef. Musliut |
|
|
|
Prishtinë, 10 janar 2009 Këshilli i Bashkësisë Islame në Drenas me indinjatë ka marr lajmin se dje në xhaminë e fshatit Zabeli i Ulët, është sulmuar fizikisht kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Drenasit Osman ef. Musliu. Me këtë rast i bëjëm me dije opinionit të gjerë dhe organeve kompetente se qëllimi i shkuarjes së kryetarit të Këshilli Osman ef. Musliu në xhaminë e fshatit Zabel ishte zyrtar. Ai në xhami kishte shkuar për të bërë prezantimin e imamit të përkohshëm, mirëpo kryetari le qe u pengua në ushtrimin e detyrës zyrtare por ai dhe shoqëruesi i tij u sulmuan fizikisht nga disa persona që të dhënat e para thonë se nuk kanë qenë nga fshati Zabel. Motivet e sulmit mbi kryetarin e Këshillit janë të ulëta dhe kanë të bëjmë me një grup të caktuar që nuk donë rend e rregull por dëshirojë anarki dhe tejkalim të institucioneve dhe bartësve të tyre. Këshilli i Bashkësisë Islame në Drenas sulmin ndaj kryetarit të Këshillit Osman ef. Musliu dhe shoqëruesit të tij e konsideron akt kriminal me motive destabilizuese e anarkiste. Autorët e dhunës duan të instalojnë njerëz me forcën e dhunës duke sulmuar fizikisht madje edhe në xhami. Ne si këshill të gjithë ua bëjë me dije se përgjegjës për organizimin dhe mbikëqyrjen e jetës fetare në territorin e KBI të Drenasit është Këshilli i BI, andaj as sulmi e as shantazhi nuk mund që të ndikoj në punën dhe përcaktimet tona programore. Me këtë rast kërkojmë nga xhematet tona që të distancohen nga këta element turbullues, ndërsa nga organet e ndjekjes që sa më parë të merren me sulmuesit e bartësve të institucioneve. Aktet e tilla për ne janë papranueshme dhe kërkojmë nga organet kompetente që të tilla raste ti parandalojnë duke i identifikuar shkaktarët e tyre dhe duke i vu para drejtësisë. Drenas, 10. 01. 2009 Këshilli i BI në Drenas |
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|