Bashkėsia Islame e Kosovės

Ajet kuranor:

4:11. All-llahu ju urdhėron pėr (ēėshtjen e trashėgimit) fėmijėt tuaj: pėr mashkullin hise sa pėr dy femra; nėse janė (trashėgimtare) vetėm femra, dy e mė shumė, atyre ju takojnė dy tė tretat e pasurisė qė trashėgohet; nėse ėshtė njė femėr, asaj i takon gjysma; pėr prindėrit, pėr secilin nga ata, ju takon e gjashta nga ajo qė ka lėnė (i vdekuri) nėse ka fėmijė; e nė qoftė se (i vdekuri) nuk ka fėmijė e atė e trashėgojnė (vetėm) prindėrit, atėherė nėnės sė tij i takon njė e treta; nė qoftė se ai (i vdekuri) ka vėllezėr, nėnės sė tij i takon vetėm njė e gjashta, (kjo e drejtė nė trashėgim bėhet) pasi tė kryhet testamenti (vasijeti) qė ka lėnė dhe pasi tė lahet borxhi; ju nuk dini se kush ėshtė mė afėr dobisė suaj, prindėrit tuaj ose fėmijėt tuaj. (Ky pėrcaktim ėshtė) Urdhėr nga All-llahu. Vėrtet All-llahu ėshtė mė i Dijshmi, mė i Urti.

Vërejtje! Jeni duke shfletuar verzionin e vjetër të websajtit.
Kaloni nė verzionin e ri, duke klikuar KĖTU!

Kryesia e bashkėsisė islame tė republikės sė e denon sulmin ndaj Osman ef. Musliut Printoni E-mail
Prishtinë, 10 janar 2009
Logo e BIK
Dje në xhaminë e fshatit Zabeli i Ulët, KBI i Drenasit, është sulmuar fizikisht kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Drenasit Osman ef. Musliu. Kryetari kishte shkuar në xhami për ta falur namazin e xhumasë dhe njëherit për ta prezantuar imamin e propozuar nga këshilli në fjalë për këtë xhami pasi që vendi i punës së imamit ishte vakant nga se kohë më parë kishte ndërruar jetë imami i mëparshëm. Mirëpo, me të hyrë në xhami, ai sulmohet nga disa persona, ku dyshohet të ketë pasur pjesëmarrës edhe nga fshatra tjerë.

Kryesia e Bashkësisë Islame e Republikës së Kosovës e dënon ashpër sulmin fizik ndaj kryetarit të këshillit të BI-së të Drenasit dhe e konsideron këtë veprim kriminal. Njëherit, këtë sulm fizik Kryesia e BI-së e konsideron atak ndaj organeve dhe institucioneve të BI-së dhe titullarëve të saj.

Kryesia e BI-së kërkon nga organet e rendit dhe të drejtësisë që ndaj kryesve të kësaj vepre t’i ndërmerr masat më të ashpra ligjore, për më tepër kur titullari është sulmuar kur ka qenë duke ushtruar detyrën e tij.

Këtë akt, pavarësisht motiveve, e bënë edhe më të shëmtuar fakti se sulmi ka ndodhur brenda në xhami dhe në kohën e kryerjes së namazit, me se nuk kanë respektuar së paku shenjtërinë e saj.

Aktet e tilla për Kryesinë e BI-së janë të papranueshme dhe kërkojmë nga organet kompetente që të tilla raste ti parandalojnë duke i identifikuar shkaktarët e tyre dhe duke i vu para drejtësisë.

 

Prishtinë, 10. 01. 2009                         Shërbimi për informim i Kryesisë
 
< I mėparshmi   Tjetri >

Vërejtje! Jeni duke shfletuar verzionin e vjetër të websajtit.
Kaloni në verzionin e ri, duke klikuar KËTU!