Bashkėsia Islame e Kosovės

Ajet kuranor:

40:26. Faraoni tha: “Mė lini mua ta mbys Musain, e ai le ta thėrrasė Zotin e vet, pse unė kam frikė se po ua ndryshon fenė tuaj, ose po nxit trazira nė vend!”

Myftiu Tėrnava u prit nga kryetari i Gjakovės dr. Pal Leka Printoni E-mail
Prishtinë, 23 dhjetor 2008
Foto -bislame.net
Myftiu i Kosovës Mr. Naim Tërnava ka vizituar sot Kuvendin komunal të Gjakovës ku është pritur nga kryetari i Gjakovës Pal Leka.
“Jam i nderuar që ju pres sot këtu në kabinetin tim dhe kjo për mua është vizita më e rëndësishme e këtij viti. Gjatë mandatit tim jam angazhuar sinqerisht që të krijoj raporte të mira me bashkësitë fetare këtu në Gjakovë, dhe i kënaqur që kam një bashkëpunim të mirë e korrekt me Këshillin e BI të Gjakovës”- tha në fillim kryetari i Gjakovës dr. Pal Leka.Foto -bislame.net
Ndërsa myftiu Tërnava fillimisht tha:”z. kryetar kam përcjell me vëmendje punën dhe angazhimin tuaj, dhe me këtë rast ju shpreh përgëzimet e mija më të mira për rezultatet e arritura në udhëheqjen e komunës suaj. Jam i kënaqur edhe me bashkëpunim e juaj me këshillin e BI të Gjakovës dhe pres që edhe në të ardhmen të vazhdoj ky bashkëpunim dhe të thellohet edhe më tepër në të mirë të qytetarëve,  sidomos në parandalimin e dukurive negative që janë shfaqur në vendin tonë kohëve të fundit”.
Myftiu Tërnava tha se jam këtu edhe për t’ua uruar kërshëndellat juve dhe gjithë besimtarëve.
 
< I mėparshmi   Tjetri >