| Myftiu Tėrnava nė takim me Hashim Thaēin |
|
|
|
Prishtinë, 14 mars 2007 Qetësi, stabiliteti e siguri tash i duhet më tepër se kurrë vendit tonë Myftiu i Kosvës Mr. Naim Tërnava ka pritur sot paradite në selinë e Kryesisë së BI të Kosovës, kryetarin e PDK-së dhe njëherësh edhe anëtar i Grupit të Unitetit z. Hashim Thaçin i cili shoqërohej nga . Hajredin Kuçin. Myftiun Tërnava, kryetari Thaçi e njohu me rrjedhën përfundimtare të takimeve për statusin e Kosovës në Vjenë, pas takimit z. Thaçi tha: “Ishte një informim për myftiun Tërnava për zhvillimet e reja politike në Kosovë, për përgjegjësit të cilat jemi duke i tejkaluar bashkërisht”.
Ndërsa duke folur për përgjegjësit që kanë institucionet dhe udhëheqësit e tyre Thaçi nënvizoi: “Sot roli i secilit në Kosovë është i rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës prandaj edhe roli i Bashkësisë Islame dhe i myftiut Tërnava është i rëndësishëm në lobizimin e angazhimeve tona përfundimtare për Kosovën shtet i pavarur dhe sovran. Secili duhet të merr përgjegjësit që i takojnë në këtë drejtim ne kishim një takim shumë të suksesshëm me myftiun Tërnava me të cilin jemi takuar edhe më herët, takohemi rregullisht dhe do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të sinqertë në mënyrë që edhe politika edhe besimet fetare të kenë një koordinim dhe të jenë në shërbim të përbashkët për shtetin e pavarur të Kosovës, për tolerancën ndërfetare, qytetare dhe ndëretnike”. ![]() Myftiu Tërnava pasi që ka falënderuar për vizitën tha: “Falënderoj z. Thaçin që ka gjetur kohë që të na vizitoj në takim u informova për bisedimet e fundit në Vjen për rrjedhat e mëtejshme të cilat në vazhdimësi do të jenë në Kosovë”. Njëherësh biseduam edhe për mundësinë e dhënies së një kontributi edhe më të madh për lobizimin për pavarësinë e Kosovës, sigurisht duke i prekur të gjitha ato segmente që qojnë deri tek një qetësi relative dhe e cila në të vërtetë edhe është në Kosovë. “Qetësi, stabiliteti e siguri tash i duhet më tepër se kurrë vendit tonë” – tha myftiu Tërnava. I pyetur nga gazetarët se a do të kërkoj opozita shpalljen e njëanshme të pavarësisë nga Parlamentit nëse Rusia bllokon miratimin e planit të Ahtisarit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Kryetari i PDK-së Thaçi tha: “Sa i përket statusit nuk ka pozitë e opozitë ka qëndrim të Kosovës” ndërsa për qëndrimin e Rusisë tha: “Unë dua që të besoj se Rusia do të jetë pjesë aktive dhe pozitive e vendimit ndërkombëtar për Kosovën”. |
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|